×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxholli: Bllokimi i autobusëve kosovarë ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje nga Serbia

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Në orët e para të së mërkurës mbi 300 qytetarë të Kosovës u bllokuan në pikën kufitarë Serbi-Kroaci.

    Fatmir Haxholli nga zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, thotë se kjo ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion, transmeton Front Online.

    “Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës”, shkroi Haxholli në Facebook.

    Haxholli, si dhe qytetarët e bllokuar, kanë konfirmuar se autoritetet serbe ua kanë marrë pasaportat dhe dokumentacionet duke i mbajtur.

    “Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi’”, shtoi Haxholli.

    Ai bëri të ditur se është në pritje të përcjelljes së afërt që të udhëtojë drejt pikëkalimit Batrovci për t’iu gjetur afër qytetarëve.

    Sipas njërit prej qytetarëve të bllokuar, janë më shumë se 15 autobusë të ndaluar.

    Serbia bllokon kosovarët në kufi

     

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Jeton Mehmeti, ka thënë se emisionet “reality show” nuk janë ndaluar me rregulloren e...
    Lajme30 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton Elshani, deklaroi se në bashkëpunim edhe me agjencinë për privatësi,...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Policia në Pejë ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për “Shtytja në kryerjen e veprës penale degradimi i...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Katër personat e mbetur të plagosur nga sulmi në mëngjesin e sotëm në Londër të Britanisë së Madhe janë të gjithë ende...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Shtëpia e Bardhë e ka konsideruar veprim të gabuar bllokimin e një ndërtese në kampus nga studentët që janë duke protestuar për...
    Lajme30 Prill 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, në kritikat e saj për Qeverinë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Albin...
    Lajme30 Prill 2024
    Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj thotë për Front Online se edhe pas antarësimit të Kosovës në...
    Lajme30 Prill 2024
    Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Qeveria e Kosovës kanë lansuar programin Kompakt, i cili do të mundësojë zgjidhje të energjisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.