×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Qeveria Kurti adresoi krimet e luftës nga Serbia, Qeveria e pazareve po shkatërron nismat e mira

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2020

    Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu thotë se Qeveria Kurti ishte e përkushtuar për të adresuar krimet e luftës nga Serbia.

    Kjo sipas saj ndodhi me mbështjetjen e institucioneve për hetimin e gjykimin e krimeve të luftës dhe së dyti me themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës.

    Ajo thotë se ekipi i mandatuar për themelimin e ekipit kishte nisur punën, por nuk u lejua finalizmi për shkak të pazareve për rrëzimin e Qeverisë.

    Haxhiu thotë se kësaj qeveria iu deshën gjashtë muaj për një vendim. E zvarritje sipas saj tregon mungesën e vullnetit për adresimin e krimeve të luftës.

    Thotë se kjo Qeveri po e shkatërron këtë nismë të mirë të Qeverisë Kurti.

    Sipas Haxhiut fat i mirë është që kjo Qeveri nuk ka jetëgjatësi dhe punët e mira do shtyhen përpara me vullnet dhe angazhim maksimal.

    Ky është postimi i saj i plotë:

    Qeveria Kurti ishte e përkushtuar për adresimin e krimeve të luftës të shkaktuara nga Serbia. Së pari, me mbështetjen e institucioneve për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës dhe së dyti, me themelimin pa vonesa të Institutit për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.
    Ekipi i mandatuar për themelimin e Ekipit kishte nisur punën në këtë drejtim. Mandati i tij ishte deri në shtator 2020.
    Për shkak të pazareve për rrëzimin e Qeverisë nuk na lejuan ta finalizojmë.
    Qeverisë së pazareve të vjetra, kësaj aktuales iu deshën 6 muaj për ta bërë një vendim, e një ekip. Kjo zvarritje për një çështje tejet me rëndësi dëshmon mungesën e vullnetit për adresimin e krimeve të luftës.
    Kjo Qeveri po e shkatërron secilën nismë të mirë të Qeverisë Kurti. Fat i mirë që kjo Qeveri nuk ka jetëgjatësi dhe punët e mira që i kemi nisur, do t’i shtyejmë përpara me vullnet dhe angazhim maksimal.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.