×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Apeli mos ta legjitimojë procesin e noterisë

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Ish-ministrja e Drejtësisë në Qeverinë Hoti, Albulena Haxhiu, thotë se anulimi i procesit të noterisë në mandatin e saj, nuk ishte bërë për inat të askujt, kësisoj, kërkon nga Gjykata e Apelit që mos ta legjitimojë këtë proces.

    Haxhiu thotë se Gjykata e Apelit ka kërkuar ndryshimin e gjyqtarit në departamentin administrativ dhe e ka kthyer në rivendosje procesin, për shkak se siç thotë ajo, “nuk i pëlqen vendimi i shkallës së parë”.

    Ajo thotë se procesi i noterisë padyshim që ka qenë ndër proceset më të komprometuara në vend.

    “Aq shumë ndërhyrje janë bërë, saqë doli sheshit paligjshmëria dhe mungesa e meritokracisë, nuk mundën ta fshehin siç kanë bërë me procese të shumta. Kur kam pranuar detyrën e Ministres së Drejtësisë, të njëjtin proces e kisha anuluar por pavarësisht kësaj e kam ditur që ata që kanë ndërhyrë në atë proces nuk do të lënë gurë pa lëvizur vetëm e vetëm që ta mbrojnë këtë proces të paligjshëm dhe interesat e tyre”, shkruan Haxhiu.

    Thotë se Departamenti administrativ brenda Gjykatës Themelore, dy herë radhazi me të drejtë kishte refuzuar masën e përkohshme nga paditësi por Gjykata e Apelit sërish e ka kthyer në rivendosje, por po ashtu ka kërkuar ndryshim të gjyqtarit në departamentin administrativ.

    “Rrallë e dëgjuar! Pra, Gjykata e Apelit ka kërkuar ndryshim gjyqtari sepse nuk i pëlqen vendimi i shkallës së parë dhe derisa të vjen një gjyqtar i cili nxjerrë vendim që i pëlqen kësaj gjykate ose dikujt jashtë saj, duket se njësoj do të veprojnë! Ndërhyrjet në këtë kontest nuk duhet t’i pranojë askush. Anulimi i procesit të noterisë nuk është bërë për inat të askujt por për të mbrojtur profesionin e Noterisë. Gjykata nuk duhet ta legjitimojë të njëjtin!”, shkroi Haxhiu në Facebook.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.