×
  • Lajme
  • Lajme

    Haskukës i pengon që mediat dhe organizatat joqeveritare i kërkojnë qasje në dokumente të Komunës

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Kryetari i Komunës së Prizrenit është ankuar për kërkesat, siç i ka quajtur ai enorme të mediave dhe OJQ-ve për qasje në dokumentet publike.

    Ai ka thënë që vetëm në periudhën shtator-nëntor kanë pranuar 270 pyetje për qasje në këto dokumente.

    Madje Haskuka këto kërkesa i ka quajtur absurde pasi që sipas tij të gjitha dokumentet janë të publikuara në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit.

    Postimi i plotë i Haskukës:

    Si po duket zgjedhjet janë afër!

    Vitin e kaluar, para shpalljes së zgjedhjeve në nivelin qendror, si qeverisje lokale u përballëm me kërkesa enorme për qasje në dokumente dhe informata, siç po ndodh edhe tani.

    Vetëm në periudhën shtator-nëntor nga mediat, portalet dhe OJQ-të kemi pranuar rreth 270 pyetje dhe kërkesa për qasje në dokumente zyrtare.

    Prej këtyre, rreth 110 pyetje janë në lidhje me çështje dhe tema të ndryshme, ndërkaq kemi pasur 38 kërkesa, ku është kërkuar qasja në rreth 160 dokumente të ndryshme.

    Këto kërkesa janë edhe më absurde, duke pasur parasysh që të gjitha dokumentet zyrtare, duke përfshirë edhe njoftimet për kontrata, për dhënie apo anulim të kontratës, por edhe të gjitha kontratat e lidhura me operatorët ekonomik janë të publikuara në ueb-faqen e Komunës së Prizrenit!

    E më tej, mos të flasim për dokumentacionet që kopjohen nga hetuesia!

    Tash po e kuptoj se pse në disa institucione ka “zyrtarë të lartë për fotokopje”!

    Falënderoj zyrtarët komunalë për punën e palodhshme./FrontOnline/

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.