×
  • Lajme
  • Lajme

    Haskuka thotë se Vjosa Osmani do t’i sjellë shumë vota VV-së

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2020

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka i cili njëherësh është edhe kryetar i Komunës së Prizrenit ka thënë që ka pritshmëri që VV-së ti rriten votat , në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen së shpejti.

    “Në çdo zgjedhje ne jemi duke e rritur votën dhe besoj që edhe në zgjedhjet e ardhshme do të kemi rritje të votave për VV-në. Kjo po shihet edhe në sondazhe se VV-ja do të ketë shumë më shumë deputet se partitë thjerra”, ka thënë ai.

    Haskuka theksoi se bazuar në hulumtime, VV-ja mund ti marrë rreth 55 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

    “Aty po dalim shifra që do ti kemi diku rreth 55 deputet. Unë kam kolegë edhe nga partitë e tjera që dialogoj dhe e di që edhe tek ata dalin rezultatet përafërsisht të njëjta”, ka thënë më tutje Haskuka.

    Anëtari i LVV-së më tutje tha se bashkëpunimi me Vjosa Osmanin do ta rriste edhe më shumë elektoratin e VV-së.

    “Hulumtimet janë bërë ashtu siç janë aktualisht partitë politike. Shumica e hulumtimeve janë bërë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Tani pas vendimit mendoj që gjërat do të ndryshojnë. Zonja Vjosa Osmani e ka elektoratin e vet dhe mendoj që edhe vota e saj nëse shtohet është shumë më lehtë krijimi i një Qeverie me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin”, ka deklaruar ai.

    Sipas Haskukës për momentin, Kurti dhe Osmani janë liderët që e gëzojnë më së shumti popullaritetin në vend.

    “Albin Kurti është një person që gëzon popullaritetin më të lartë tek politikanët. Poashtu edhe zonja Osmani sepse i kanë mbajtur qëndrimet e tyre dhe e kanë mbajtur fjalorin e tyre si para zgjedhjeve ashtu edhe pas zgjedhjeve gjë që se kanë bërë kryetarët e partive të tjera”, ka thënë ai.

    I pyetur se a ka rrezik që me kandidimin e Enver Hoxhajt për kryeministër, Prizreni me rrethinë ti kthehet PDK-së, Haskuka tha se gjërat tani kanë ndryshuar.

    “Mendoj që Prizreni i ka prirë ndryshimit në Kosovë dhe do të vazhdojë që ti prij ndryshimit. Për sa i përket kandidaturës së Hoxhajt, unë kam respekt për të personalisht por mendoj që tash gjërat kanë ndryshuar”, ka pohuar ai./FrontOnline/

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u zotua për mbështetje të palëkundur për Ukrainën pas një takimi me Presidentin Vladimir Zelensky të shtunën, për...
    Sport07 Shtator 2024
    Sonte në Pragë, me fillim nga ora 20:45, do të luhet ndeshja mes Ukrainës dhe Shqipërisë, e vlefshme për xhiron e parë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.