Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë se letra e Albin Kurtit dërguar Speciales është problematike për shkak se Kurti ka qenë ish-kryeministër.
“Është problematike letra, pasi përçon një mesazh të keq, pra ndërhyrje e politikës në drejtësi. Për mua në çfarëdo cilësi që kam qenë do ta kisha marrë si presion letrën e Kurtit. Në parim nuk është se kjo letër ndihmon diçka”, tha ai në “Debat Plus”.
Hasani thotë se edhe Rugova kishte bërë një letër pak a shumë të ngjashme me një kërkesë për lirimin e Ramush Haradinajt në atë kohë, por sipas tij situata ka qenë e ndryshme./FrontOnline/