×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasani konfirmon se ka konkurruar të bëhet Avokat i Popullit

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Enver Hasani, njëri nga protagonistët e skenës institucionale, i cili sa ishte në krye të Gjykatës Kushtetuese, jo rrallëherë ka shkaktuar debate të ashpëri politike e juridike për shkak të vendimeve në institucionin që ka drejtuar, i ka hyrë një gare tjetër për post publik. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka konkurruar për Avokat të Popullit.

    Kushtetuta e Kosovës thotë që Avokat i Popullit ka të drejtë të zgjidhet çdo shtetas i Kosovës, “me arsim të lartë, me karakter e moral të lartë, i ndershëm, me eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut”.

    Profesori universitar, Enver Hasani, po synon që për pesë vjetët e ardhshme të jetë Avokat i Popullit.

    Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar vetë profesori Hasani. Sipas një njoftimi të Kuvendit, konkursi për këtë institucion është mbyllur të hënën që shkoi.

    Hasani që po synon ta udhëheqë institucionin e Avokatit të Popullit, ka thënë se tash i mbetet deputetëve se a do të votojnë pro tij, ose jo.

    Ai thotë se ka pritje ta udhëheq këtë institucion, por shton se të njëjtat pritje mund t’i kenë edhe të tjerët që synojnë këtë pozitë.

    Sipas Kushtetutës, Avokatin e Popullit e zgjedh Kuvendi i Kosovës, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të tij, për një mandat pesëvjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje.

    Avokatit të tanishëm të Popullit, Hilmi Jashari, është në fundin e mandatit të tij. Ai ishte zgjedhur në këtë pozitë në fillim të korrikut të vitit 2015.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.