×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Harta e Eurostat për dendësinë e popullsisë, Tirana ndër qytetet më të rrezikuara nga Covid19

    FrontOnline
    30 Prill 2020

    Nga rajonet e mëdha pyjore dhe malore në vendet Nordike deri në jetën e zhurmshme në qytete, ekzistojnë dallime të mëdha në atë se sa afër jetojnë njerëzit nëpër rajone në Bashkimin Evropian (BE) dhe Europë.

    Masat e distancës sociale të vendosura në të gjithë Evropën për të kufizuar përhapjen e koronavirusit janë veçanërisht kritike në rajone me densitet të lartë të popullsisë, ku është e vështirë të shkosh jashtë, të bëni pazar ose të përdorni transportin publik pa u afruar me bashkëqytetarët tuaj.

    Eurostat ka publikuar hartën e dendësisë e popullsisë në rajonet e BE-së, por dhe të rajonit. Në pjesë të mëdha të vendeve nordike, në vendet e Balltikut dhe nëpër vargje të mëdha të Gadishullit Iberik dhe Francës qendrore, ka pak banorë për kilometër katror.

    Në të kundërt, në dhe rreth shumicës së kryeqyteteve dhe qendrave të tjera të mëdha ekonomike, priret të ketë një numër të madh njerëzish që jetojnë brenda zonës së kufizuar gjeografike të rajonit.

    Në vitin 2018, në dhjetë rajonet me dendësinë më të lartë të popullsisë mbizotëruan kryeqytete të mëdha dhe zonat përreth tyre. Në Paris, kishte mesatarisht 21 044 njerëz që jetonin për kilometër katror (km2) të qytetit, deri tani më i larti në BE. Disa nga rajonet përreth Parisit gjithashtu bëjnë pjesë në këtë listë të Top 10, duke përfshirë Hauts-de-Seine (9 371 persona për km2), Seine-Saint-Denis (6 979 persona për km2) dhe Val-de-Marne (5 774 persona për km2).

    Dendësia e dytë më e lartë në BE ishte regjistruar në Athinën Qendrore (Kentrikos Tomeas Athinon), me 10 436 persona për km2, me Athinën e Jugut (Notios Tomeas Athinon; 7 498 persona për km2) dhe Athinën Perëndimore (Dytikos Tomeas Athinon; 7 114 persona për km2) duke bërë edhe Top 10.

    Pjesa tjetër e listës Top 10 vazhdon me kryeqytetin Rumun (Bukureshti; 7 917 persona për km2) në vendin e katërt, kryeqyteti belg i Brukselit (7 472 persona për km2) në vendin e gjashtë dhe qyteti autonom spanjoll Melilla në bregdetin e Afrikës së Veriut (6 050 persona për km2) në vendin e nëntë.

    Tirana, me dendësinë më të lartë në rajon

    Tirana kishte një dendësi prej 538.2 personash për km2, duke e bërë atë të vetmin rajon të Shqipërisë që në hartë paraqitet me portokalli, që i referohet vendeve me dendësinë më të lartë. Dendësia në Tiranë ka ardhur në rritje të vazhdueshme, në krahasim me 499 banorë për km2 , që ishte katër vjet më parë.

    Dendësia e popullsisë në Tiranë është më shumë se pesë herë më e lartë sesa mesatarja e Shqipërisë prej 99 banorësh për km2, raporton “Monitor”.

    Më pas renditet Durrësi (376 persona për km2), i ndjekur nga Fieri (157). Qytetet më pak të popullluara nga Gjirokastra (21.6), Kukësi (31.2) dhe Dibra (48.6).

    Nga kryeqytetet e rajonit, vetëm Tirana është me ngjyrë portokalli. Tiranës i afrohet Beogradi (535 banorë km2), Shkupi është më pak i dendur (347) dhe më pak i banuari është Podgorica (45.7).

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.