×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Ushtrisë së Kosovës i duhen 10 miliardë euro buxhet

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2021

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Ushtrisë së Kosovës i duhet një buxhet prej 10 miliardë eurosh, në mënyrë që të arrihet gjendja e nivelit së fuqisë ushtarake.

    Haradinaj po ashtuka propozuar krijimin e një fondi i cili do i dedikohej ekskluzivisht forcimit të Ushtrisë së Kosovës.

    Sipas tij, buxheti i tanishëm prej 100 milionë eurosh nuk mjafton që të kemi një ushtri të aftë për mbrojtje ndaj agresorëve të mundshëm.

    “Duhet ta rrisim fuqinë tonë mbrojtëse. 100 milionë në vit nuk mjaftojnë për një ushtri të fortë, që na mbronë e që na bën të barabartë me të tjeret’, u shpreh Haradinaj.

    Tutje, Haradinaj u shpreh se me buxhetin ekzistues, mbesim me dekada mrapa ndaj atyre qe na rrezikojnë. Ndër të tjera, ai propozoi që  Kosova dhe Shqiperia ta vendosin një marrëveshje apo një pakt për mbrojtje të ndërsjellë ushtarake.

    “Kuvendi i Kosoves duhet të nxjerr një ligj për një fond për ndihmë ndaj Ushtrisë së Kosovës. Për donacione të shqiptarëve kudo që janë, në trojet e veta etnike apo në diasporë, për Ushtrinë e Kosovës. Pra një ligj që është transparent dhe që i mundëson Ministrisë së Mbrojtjes, për cdo vit rritjen e buxhetit për Ushtrinë. Pra rritjen e teknikës ushtarake”, shtoi ai në një tubim në Deçan.

    Sipas Haradinajt, me kapacitetet ekzistuese që i ka Ushtria e Kosovës, është e pamundur të jetë e barabartë ndaj atyre që e cenojnë sovranitetin e vendit.

    “Për të mundur të barazohet Kosova me agresorin tonë te djeshem, për ta arritur gjendjen e nivelit të fuqisë ushtarake, Ushtrisë së Kosovës duhen 10 milardë euro buxhet. 100 milionë euro në vit nuk janë të mjaftueshme as për mirëmbajtjen e gjendjes ekzistuese e as për rritjen e kapaciteve ushtarake në nivelin që është e nevojshme.

    “E them këtë për shkak se Kosova nuk duhet ta ketë më brengë sigurinë e saj. Siguria kur ta jep tjetri nuk është e jotja. Ne jemi përjetësisht falëndërues dhe mirënjohës Amerikes dhe NATO-s për ndihmën që na kanë dhënë dhe që vazhdojnë ta japin për vendin tonë”, u shpreh Haradinaj.

    “Ne nuk jemi rastesisht ata që kemi mbijetuar ne tokat tona dhe jemi ende këtu. Jemi falë burrave të zotë që kishim. Edhe sot nuk po ankohemi per djem e burra të zotë. Ushtria jonë, kadetët dhe oficerët tonë janë ndêr më të mirët në botë. Kudo që shkojnë, në secilën akademi ushtarake marrin çmimet më të larta sa i përket profesionalizmit, por sa i përket teknikës, paisjeve dhe aspekteve tjera që e bëjnë barazimin ushtarak, fatkeqësisht jemi vonë për shkak që ja kemi nisur vonë. Jemi ushtri e re prandaj duhet ta nxjerrim një ligj ne Kuvend për krijimin.

    “Të krijojmë një fond me ligj i cili i dedikohet forcimit të Ushtrisë së Kosovës. Me këtë fond secili shqiptar e mik i shqiptarëve ia mundëson Kosovës aftësinë për mbrojtje nga agresori”, përfundoi Haradinaj.

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2024
    Kreu i Aleancës Kosova e Re, ish- presidenti Behgjet Pacolli ka uruar qytetarët për Ditën e Evropës. Këtë urim, Pacolli e ka...
    Lajme09 Maj 2024
    Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit dhe qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti se nuk e pranon kushtëzimin për themelimin...
    Lajme09 Maj 2024
    Kosova, tash për tash, nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili do të mblidhet më...
    Të tjera
    Kronika09 Maj 2024
    Një zyrtar policor është plagosur sot në fshatin Zllakuqan të Klinës, gjatë një aksioni për të kapur hajnat që kishin hyrë për...
    Lajme09 Maj 2024
    Me organizimin e referendumit në katër komunat veriore të vendit, Kosova konstatoi se ka përmbushur marrëveshjen katërpikëshe me Bashkimin Europian që u...
    Kronika09 Maj 2024
    705 Euro ka konfiskuar Forenzika e Kosovës, mbi dyshimin se janë të falsifikuara. Sipas raportit të policisë, të njëjtat, ishin deponuar në...
    Lajme09 Maj 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, njëherit edhe anëtare në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, thotë për FrontOnline se vendosja e...
    Kronika09 Maj 2024
    Mbrëmjen e së mërkurës, në Zveçan raportohet se nga një njësi e KFOR-it, në një pemë është gjetur e varur një pushkë...
    Lajme09 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ilir Konushevci, në 26-vjetorin e rënies. E para e vendit thotë se Konushevci me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.