Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot kryetarët e degëve të partisë së tij.
Këtë ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, teksa ka thënë se temë diskutimi e këtyre takimeve ishin zhvillimet e fundit në vend.
Madje sipas Haradinajt, pozicioni i AAK-së, po forcohet dita ditës.
Postimi i plotë:
Vazhduam takimet me udhëheqjet e degëve të AAK-së. Sot me kolegët nga Malisheva, Istogu, Drenasi, Dragashi dhe Mitrovica e Veriut diskutuam për zhvillimet në vend, me theks të veçantë në komunat që ata përfaqësojnë.
Aleancistët janë të vendosur si kurrë më parë për fuqizim të partisë e pozicioni i AAK-së në politikën e vendit, po forcohet dita ditës.