Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar bashkëkombësit tanë në Republikën e Malit të Zi për fitoren e dy mandateve në zgjedhjet parlamentare të këtij shteti.
Ministrja Haradinaj-Stublla ka theksuar se bashkimi i tyre në Qeverinë e re të Malit të Zi, padyshim duhet të jetë i orientuar në vlerat properëndimore.
“Momentumi i shqiptarëve në Ballkan, është në dorën e të gjithë neve. Të punojmë fort për aleancat tona mbarëkombëtare dhe fuqizimin tonë në rajon, si faktor unik shqiptar. Urime!”, është shprehur ministrja Haradinaj-Stublla.