Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një takim punë në Ushington me Ryan Tully, Drejtor i Lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Amanda B. Ahlers, Drejtoreshë për Çështjet Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve.
Ata kanë diskutuar mbi përgatitjet e takimit të 2 shtatorit në Washington DC dhe përgjithësisht mbi dialogun Kosovë-Serbi.
“Rikonfirmuam domosdoshmërinë që dialogut tani i duhet lidershipi amerikan që të dinamizojë dhe qartësojë epilogun përfundimtar të arritjes së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë”.
“SHBA-të dhe Shtëpia e Bardhë do mbesin përherë adresa jonë e sigurt dhe garanca e qëndrueshmërisë së Kosovës së 17 shkurtit”.