×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Specialja sulmoi bazën e UÇK-së, së shpejti nisim peticionin për zhbërjen e saj

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Propozim-aktakuza nga Prokurori i Dhomave të Specializuara ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka ngjallur reagime të shumta brenda dhe jashtë vendit.

    Madje, Organizata e Veteranëve të UÇK-së, së bashku me ish të burgosurit politikë, kanë paralajmëruar protestë më 9 korrik për të shprehur pakënaqësitë rreth mënyrës së funksionimit të kësaj Gjykate.

    Nënkryetari i OVL UÇK-së Nasim Haradinaj, në një intervistë për KosovaPress, ka dhënë detaje rreth protestës dhe qëllimit të sajë.

    Ai ka thënë se propozim-aktakuza ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli, është sulm direkt mbi Kosovën, pasi vlerëson se të njëjtit kanë qenë bazë e UÇK-së mbi të cilën u ngrit liria dhe pavarësia e vendit.

    “Ishte UÇK-ja ajo mbi shtyllën e të cilës u ngrit liria, pavarësia. Ta sulmosh bazën e UÇK-së, mendoj që e sulmon Kosovën. Jo individin, sepse sot në botë po përmendet që u thirr, u ndal presidenti i Kosovës, ku?.Në një dialog që krejt bota po thotë të bëhet. Dhe ndaj kujt e ndali, ndaj Amerikës”, thotë ai.

    Numri dy i veteranëve të UÇK-së, shprehet i zhgënjyer në ish-kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas tij premtoi zhbërjen e kësaj Gjykate, por kur erdhi në pushtet nuk bëri as hapin më të vogël për të quar në vend premtimin e dhënë.

    Megjithatë, për mos zhbërjen, e së paku amendamentimin e ligjeve të kësaj Gjykate, Haradinaj fajëson pozitë e opozitë.

    “Kurtit nuk i kam kërkuar të zhbëhet Gjykata, por Kurtit i kam kërkuar që të realizojë atë çka ai vet e ka premtuar, pa i kërkuar askush. Por unë nuk e kam besuar kurrë këtë deklaratë, por ia që populli kanë besuar dhe e kanë votuar. Unë kam menduar që ai paku do të tentojë, por u pa herët që nuk është në atë rrugë. Unë kam qenë i bindur që nuk ka me zhbë sepse është pikërisht VV-ja me të cilën ishim marrë vesh atëherë për nënshkrimet dhe ajo prapë ka sabotuar. Kjo është keq që ka dal ajo çka kam thënë. Ish kanë mirë mos me dalë kjo e imja, ka qenë mirë që ia me tentua me zhbë. Por nuk e kanë zhbë as këta të tjerët, kështu që nuk është Kurti më fajtor se ata të tjerët, por janë të njëjtë”, thotë ai.

    Por, Haradinaj këmbëngul se amendamentimi i ligjeve që mundëson zbulimin e të gjitha krimeve të ndodhura në Kosovë dhe nga kushdo qoftë, duhet të ndodhë.

    Madje për këtë qëllim thotë se do të mbledhin edhe nënshkrimet e duhura për të thirrur seancë e cila detyron deputetët minimumi të shqyrtojnë kërkesat e tyre.

    Ata mund të frikësojnë deputetët, sikur i frikësuan, por ata s’mund të na mohojnë neve të drejtën t’i mbledhim 11 mijë nënshkrime që na garanton Kushtetuta dhe e detyrojmë parlamentin minimum të mbajnë seancë për kërkesat tona. Neve na duhet vetëm një vikend për 10-15 mijë nënshkrime. Për këtë kemi thirr protestë që t’i tërhiqet vërejtja parlamentit, që të vetëdijesohen deputetët. Të bëjnë më të mirën të mundshme dhe nuk i gjen asgjë të kritikojnë dhe të plotësojnë amendamentet e kësaj gjykate, t’i kthejnë dhomat në Kosovë dhe t’i hyjnë zbulimi të të gjitha krimeve”, thotë ai.

    Pavarësisht që Qeveria ka marrë vendim që të ndalojë tubimet me mbi 50 persona, Haradinaj zotohet se gjatë protestës do të mundohen të respektojnë të gjitha masat, sepse sipas tij qëllimi i protestës është të mbrojë të drejtën e popullit, por pa e rrezikuar shëndetin.

    “Protestat i kemi thirr që këtë popull me mbrojt dhe ta mbrosh popullin nuk do të thotë vetëm nga padrejtësia, por edhe mbi bazën shëndetësore. Këto do të merren shumë parasysh. Dhe në këtë kuptim ne nuk kemi me thye ligje shëndetësore me thirr një protestë ku e shkatërrojmë një popull. Atëherë cili është fitimi ynë. Ne do ta përgatitim protestën, pastaj shohim. Ne nuk thërrasim protestë ku e rrezikojmë popullin”, thotë ai.

    Haradinaj thotë se protesta e thirrur do të jetë paqësore dhe pa ngjyrime politike. Thotë se entuziazmi për këtë protestë që ka vetëm një qëllim është mjaftë i lartë.

    “Protestën e kemi paqësore, pa ngjyrime politike. Janë të lirë të gjithë të vijnë. Do të jenë dy fjalime të para. Një nga shoqatat dhe një nga Organizata e Veteranëve, por do t’i lejohet secilës parti në emër të sajë të bisedon, por me koncept dhe pa ngjyrime politike, ose tendencë për shfrytëzim të më vonshme për fushatë. Përgatitjet, entuziazmi, i daljes në këtë protestë është shumë i madh. Jemi duke punuar shumë”, thotë ai.

    E përderisa qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin nëse do të marrin pjesë apo jo, një gjë të tillë nuk do vlejë për veteranët e UÇK-së, për të cilët pjesëmarrja do të jetë obligative.

    Haradinaj thotë se nëse duan të jenë veteranë dhe ish-ushtarakë, të gjithë veteranët urdhërohen të marrin pjesë në protestën për mbrojtjen e UÇK-së.

    “Veteranët e kanë urdhëresë, sepse nëse dëshirojnë të jenë veteranë dhe ish-ushtarakë, nëse duan që ne të jemi përfaqësues të tyre` atëherë ata nuk e kanë problem ta kuptojnë urdhëresën. Për civilët është thirrje vullnetare dhe nëse e shohin të arsyeshme që e meritojmë me na u bashkëngjit, ndërsa për veteranët është urdhëresë dhe do të verifikohen të gjithë. Sepse nuk do të përmendet asnjë emër, por vetëm UÇK-ja, Gjykata që është e drejtuar në mënyrë selektive dhe parlamentit do t’i kërkohet që t’i ndërhyjë dhe të ndryshojë qasjen kjo Gjykatë ndaj popullit kosovarë, e aq më tepër të ndryshojë adresimit të krimit”, thotë ai.

    Protesta e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve dhe ish të burgosurve politikë pritet të mbahet të enjten e ardhshme në ora 12:00.

    Nga Rubrika
    Opinione03 Mars 2026
    Nga: Gjergj Dedaj Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit,...
    Opinione02 Mars 2026
    Nga: Daan Everts Është thellësisht e pabesueshme që NATO do të ndërhynte në këtë konflikt në favor të UÇK-së, nëse shërbimet e...
    Opinione28 Shkurt 2026
    Ballkani i Hapur ringjallet si Lazari pasi ishte shpallur politikisht i konsumuar dhe ishte zhdukur nga konferencat rajonale dhe nga retorika e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.