×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Sot do ta votoja zhbërjen e Gjykatës Speciale

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Gjykata Speciale është raciste sepse i gjykon vetëm shqiptarët, duke i injoruar krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë.

    Ai në Rubikon ka theksuar se nëse dikush do të merrte iniciativë për zhbërje të Speciales, ai është i gatshëm të votoj pro.

    “Kam qenë kundër dhe vazhdoj të jem kundër Gjykatës Speciale sepse është gjykatë raciste, ajo gjykon vetëm shqiptarët, kur ne e dimë se ata janë viktime në Kosovë. Kur të gjithë e dinë çka ka bërë Millosheviqi – pardje e kujtuam Srebrenicën, e mos të flasim për masakrat në Kosovë, ende askush nuk është përgjigjur, por mendoj se ka qenë gabim edhe i atyre që ia kanë dhënë besimin kësaj gjykate në atë kohë”, është shprehur Haradinaj, njofton Klan Kosova.

    “Kurdo që dikush merr iniciativë dhe krijon shumicë mua më ka në ‘stand by’, të gatshëm të votoj kundër kësaj gjykate. Sonte nga këtu mund të shkoj në sallë, direkt pa asnjë fije problemi, kam qenë kundër dhe jam kundër kësaj gjykate sepse është gjykatë raciste”.

    Ai ka shtuar se do ta kishte përkrahur këtë gjykatë nëse do të ishin trajtuar edhe krimet që Serbia i ka kryer ndaj shqiptarëve.

    “12 mijë e 600 viktima shqiptare, kurrë askush drejtësi nuk po kërkon, kriminelët që i kanë bërë këto krime, mos të flasim për 20 mijë femra të dhunuara shqiptare, këtu askush nuk përgjigjet. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm, përderisa ne i mbyllim sytë nga e kaluara dhe shohim vetëm nga e ardhmja, mund edhe të na përsëritet”.

    “Prandaj kjo është gjykatë raciste, kërkon drejtësi selektive, nuk kërkon drejtësi për krimet serbe  që kanë ndodhur në Kosovë, sepse po të ishte për të dyja palët unë do ta kisha votuar për. Nuk ka ndodhur në historinë e njerëzimit që ka pasur një gjykatë një paleshe. Ne jemi trajtuar sikur ne kemi bërë agresion kundër Serbisë, kur dihet se Serbia ka kryer krime në Kosovë”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.