Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë debatit në TV Dukagjini tha se Kryeministri Avdullah Hoti dhe Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni janë duke qëndruar me komoditet në Uashington, transmeton Front Online.
Sipas tij, kjo sjellje e tyre paraqet rrezik për Kosovën.
“Hoti dhe Skender Hyseni kanë shkuar me komoditet. Nëse ne vazhdojmë me këtë vetëkënaqësi është e rrezikshme. Sjellja e tyre paraqet rrezik për Kosovën”, tha ai.
Haradinaj përmendi edhe Ujmanin, me ç’rast tha se në Kosovë duhet të krijohet një komision pasi të kthehet delegacioni nga Uashingtoni, në mënyrë që të mos ketë befasi.