×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Sa herë që na bien dokumente, ne do t’i publikojmë

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Dosje të reja krime lufte janë dërguar në Organizatën e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Kjo është bërë e ditur sot në një konferencë për media të drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

    Nga OVL e UÇK-së kanë thënë se personi që ka sjellë dosjet ka qenë tjetër nga rasti i parë. Ata kanë thënë se kanë tentuar ta ndalojnë personin, mirëpo që nuk kanë arritur.

    Kreu i OVL të UÇK-së Hysni Gucati ka bërë të ditur se në dokumentet e pranuara ka deklarata të dëshmitarëve, por jo edhe emrat e tyre.

    Gucati: Dosjet e reja – Rrufeja dy

    “Sot prapë na ka ndodhur një e papritur në OVL. Diku rreth orës 15:30 , ne i kemi quajtur tash “Rrufeja 2”, për shkak se ai zotëria ik si rrufeja dhe kemi pasur probleme. Fati që s’kemi mund ta kapim se kush ishte ai zotëria. Ne kemi deklaruar edhe më herët, që Prokuroria Speciale në Hagë bashkëpunon me prokurorinë serbe dhe Gjykatën Speciale të Serbisë për krime lufte”, ka thënë ai.

    Gucati ka sqaruar se nuk kanë pasur kohë t’i kontrollojnë dosjet e reja, porse ato janë në tri kopje në gjuhën serbe dhe angleze

    Gucati: Personi që i solli dokumentet iku me shpejtësi

    “Ne nuk kemi pas as kohë t’i kontrollojmë u sepse ka ardhur në 15:30, ka ikë si rrufeja në shpejtësi shumë të madhe ai person, jemi munduar t’i kombinojmë materialet pak me i pa se çfarë ka në to, por emra nuk ka, janë deklarata të dëshmitarëve pa emër, por me shifra”, tha Gucati.

    Ndërkaq, nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se dokumentet e rrjedha paraqesin dëshmi të bashkëpunimit të prokurorëve të Speciales me Serbinë. Ai tha se ka pasur mbi 57 komunikime të speciales me drejtorin e policisë serbe, dhe zyrtarë të tjerë të aparatit shtetëror të kasapit Sllobodan Millosheviq.

    Haradinaj: Rrjedhja e dosjeve, goditje për Specialen

    “Kjo është goditje për specialen sepse është absurditet që prej një institucioni ndërkombëtar që edhe faqezinjtë tanë e kanë votuar e atyre iu dalin këto. Ata po del se nuk janë as në nivelin e drejtësisë sonë… Specialja ka bërë dy poshtërsi: është një-etnike dhe duke u thirrur në marrjen e dosjeve, po vazhdon bashkëpunimin me aparatin shtetëror të Millosheviqit, të cilët vetë kanë bërë krime, vetë kanë djegur dhe vetë kanë dhunuar dhe duke marrë tash informata prej tyre, po i amnistojnë serbët dhe po i akuzojnë shqiptarët”, tha Haradinaj.

    Hetuesit nga Prokuroria e Specializuar e Kosovës me seli në Hagë raportohet të kenë marrë 4 mijë dosje krime lufte, të cilat ishin dorëzuar kohë më parë në mënyrë anonime në selinë e OVL të UÇK-së. Por Haradinaj thotë se nuk mbajnë përgjegjësi për dosjet e rrjedhura.

    Haradinaj: Sa herë që na bien dokumente, ne do t’i publikojmë

    “Informatat në krejt botën duke vjedhur pse duke vjedhur dhe duke paguar. Informatat kështu merren, qysh po mendojnë këta? Informata është top-sekret dhe del, atëherë mos e shiko as më si top-sekret…Askush nuk po e diskrediton Gjykatën Speciale më shumë se ajo vetveten duke lejuar t’i dalin rrjedhat dhe informatat. Sa herë të na i bien do t’i qesim dhe nuk mbajmë pikë përgjegjësie dhe as nuk lodhemi për këtë punë”, ka thënë Haradinaj.

    Ai ka bërë të ditur se personi që ka sjellë 1300 dosjet e reja, ka paralajmëruar se do të sjellë dokumente të reja.

    Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, por ndodhen në Hagë dhe kanë staf ndërkombëtar.

    Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk kanë komentuar nëse dokumentet janë autentike.

    Udhëto shpejt dhe sigurt nga Prishtina drejt Köln me PrishtinaTicket
    Nga Rubrika
    Lajme24 Maj 2025
    Ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s për Evropën, Wesley Clark, ka shprehur shqetësim serioz për situatën politike në Kosovë, duke theksuar se...
    Lajme24 Maj 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, tha se ndërrimi i votimit në Kuvend për ta votuar të parinë e...
    Lajme24 Maj 2025
    Një tjetër përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës do të bëhet nesër. Kjo do të jetë seanca...
    Të tjera
    Lajme24 Maj 2025
    Në 33-vjetorin e zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë, ish-këshilltari i ngushtë i Presidentit Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti, ka ndarë...
    Lajme24 Maj 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një takim me Delegacionin e Kongresit Amerikan në Dayton. Delegacioni u kryesua nga...
    Lajme24 Maj 2025
    Aktivisti shqiptar në SHBA njëherësh ish- luftëtari i UÇK-së nga Batalioni Atlantiku, Uk Lushi, në një reagim në rrjetin e tij në...
    Lajme24 Maj 2025
    Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane (UBSHGJ), në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) dhe me mbështetjen e projektit FEGO...
    Lajme24 Maj 2025
    Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, u ka bërë thirrje partive parlamentare në Kosovë të bashkëpunojnë për ta zhbllokuar ngërçin...
    Bota/Rajoni24 Maj 2025
    Qeveria malazeze është pranë një zgjidhjeje që do të prezantonte një orar pune shtatë orësh, nga i cili model pritet se do...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.