Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrur për sot konferencë për media, raporton Gazeta Express.
Në një njoftim nga AAK’ja, kanë bërë të ditur se Haradinaj do të flasë para gazetarëve sot në orën 17:00.
Temë e konferencës, sipas njoftimit, janë zhvillimet e fundit politike, me theks të veçantë pozicionimi i AAK’së në raport me to.
“Ju ftojmë në konferencën për media që kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mban sot në ora 17:00. Temë e konferencës janë zhvillimet e fundit politike në vend dhe pozicionimi i AAK në raport me to. Konferenca mbahet në selinë qendrore të AAK-së në Prishtinë”, shkruhet në njoftim.