
Kryetari i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për humbjen e dy jetëve të minatorëve në Artanë, raporton “Front Online”.
Haradinaj ka kërkuar nga institucionet që të marrin masa për sigurinë e minatorëve dhe mbrojtjen në punë.
“I tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së dy minatorëve në Artanë, si shkak i shembjes së dheut në minierë. U bëj thirrje institucioneve të vendit që të marrin masa në sigurinë e minatorëve dhe mbrojtjen në punë”, ka shkruar ai.
Ai ka shprehur ngushëllime për familjet e minatorëve, ndërsa të të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.
“Ngushëllime familjes së minatorit dhe të inxhinierit, që humbën jetën tragjikisht. Ndërsa, të të lënduarve i uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ai./Front Online