×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Deklarata e 2 Korrikut hapi rrugën e Kosovës drejt barazisë, UÇK-ja e jetësoi me luftë

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka publikuar një shkrim për të kujtuar Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, të bërë nga deputetët kosovarë në vitin 1990.

    Haradinaj ka thënë se kjo deklaratë i kishte hapur rrugën Kosovës për të qenë e barabartë me entitetet e tjera, përkundër se zbatimi i saj nuk ishte lejuar nga pushteti i Milloshevqit.

    “Me 2 korrik 1990, deputetët kosovarë, me gjithë presionin e kërcënimet nga pushteti i Millosheviqit, nxorën aktin të cilin shqiptarët e prisnin me dekada. Deklarata me të cilën Kosovës i hapej rruga për të qenë e barabartë me entitetet e tjera, edhe pse nuk u lejua të zbatohej, me forcën e armëve e tankseve, dërgoi mesazhin në gjithë botën për përcaktimin e shqiptarëve për liri e pavarësi”, ka shkruar ai.

    Haradinaj, ka thënë se deklaratën e asaj legjislature deputetësh e kishte jetësuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

    “Duke qenë falënderues për të gjithë deputetët e asaj legjislature, deklaratën e tyre e jetësoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. 2 korriku do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve”, thuhet në fund.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Një biznes për shitje të pjesëve të makinave ështëë përfshirë nga zjarri këtë të shtunë në Pejë. Rastin për Klankosova.tv e kanë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Mërgimtarët po presin deri në 1 orë në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, për të hyrë në Kosovë. E deri në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Nga ora 14:00 do të vazhdojë seanca e sotme konstituive në ditën e fundit të afatit 30-ditor që e caktoi Gjykata Kushtetuese...
    Lajme26 Korrik 2025
    Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Shumë vrasje të kryera mes qershorit e dhjetorit të vitit 1999, viktima të incidenteve të ndryshme kriminale, në kohën kur nuk kishte...
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka cilësuar si “kanosje” një përplasje mes një qytetari dhe deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, dje në një...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kategoritë e dala nga lufta, OVL, SHIL dhe SHFD, kanë ritheksuar edhe një herë vendosmërinë e tyre që nuk do të qëndrojnë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e stacionit në Ferizaj ka njoftuar se ka reaguar pas një rasti të raportuar të sulmit fizik dhe lëndimit të rëndë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.