×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Deklarata e 2 Korrikut hapi rrugën e Kosovës drejt barazisë, UÇK-ja e jetësoi me luftë

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka publikuar një shkrim për të kujtuar Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, të bërë nga deputetët kosovarë në vitin 1990.

    Haradinaj ka thënë se kjo deklaratë i kishte hapur rrugën Kosovës për të qenë e barabartë me entitetet e tjera, përkundër se zbatimi i saj nuk ishte lejuar nga pushteti i Milloshevqit.

    “Me 2 korrik 1990, deputetët kosovarë, me gjithë presionin e kërcënimet nga pushteti i Millosheviqit, nxorën aktin të cilin shqiptarët e prisnin me dekada. Deklarata me të cilën Kosovës i hapej rruga për të qenë e barabartë me entitetet e tjera, edhe pse nuk u lejua të zbatohej, me forcën e armëve e tankseve, dërgoi mesazhin në gjithë botën për përcaktimin e shqiptarëve për liri e pavarësi”, ka shkruar ai.

    Haradinaj, ka thënë se deklaratën e asaj legjislature deputetësh e kishte jetësuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

    “Duke qenë falënderues për të gjithë deputetët e asaj legjislature, deklaratën e tyre e jetësoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. 2 korriku do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve”, thuhet në fund.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Prill 2025
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen...
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria në detyrë e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të përurojnë pikëkalimin e përbashkët kufitar “Hani i Elezit...
    Ekonomi12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16% ka ngjallur shqetësime të mëdha...
    Të tjera
    Sport11 Prill 2025
    Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar disfatë mbrëmjen e së premtes nga Gjeorgjia, me rezultatin 3:1, në një ndeshje të vlefshme...
    Lajme11 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar sot heroin Agim Ramadani me rastin e përvjetorit të 26-të të rënies së tij në...
    Lajme11 Prill 2025
    Eugen Cakolli nga KDI, ka komentuar çështjen e shtrenjtimit të rrymës duke thënë se nëse ky vendim do të ishte i gjykatave...
    Bota/Rajoni11 Prill 2025
    Alarmi i milingonave në Gjermani! Lloji pushtues “Tapinoma magnum” po shkakton bujë në jugperëndim. Krijesat e vogla formojnë koloni, pushtojnë shtëpitë dhe...
    Lajme11 Prill 2025
    Qendra për parandalimin e vetëvrasjes “Linja e Jetës”, kanë reaguar pas rastit ku një grua vdiq në rrethana të dyshimta sot në...
    Lajme11 Prill 2025
    Kosova po përballet me një valë të re sulmesh kibernetike të koordinuara, për të cilat dyshohet se qëndrojnë pas grupe hakerësh me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.