×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Deklarata e 2 Korrikut hapi rrugën e Kosovës drejt barazisë, UÇK-ja e jetësoi me luftë

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka publikuar një shkrim për të kujtuar Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, të bërë nga deputetët kosovarë në vitin 1990.

    Haradinaj ka thënë se kjo deklaratë i kishte hapur rrugën Kosovës për të qenë e barabartë me entitetet e tjera, përkundër se zbatimi i saj nuk ishte lejuar nga pushteti i Milloshevqit.

    “Me 2 korrik 1990, deputetët kosovarë, me gjithë presionin e kërcënimet nga pushteti i Millosheviqit, nxorën aktin të cilin shqiptarët e prisnin me dekada. Deklarata me të cilën Kosovës i hapej rruga për të qenë e barabartë me entitetet e tjera, edhe pse nuk u lejua të zbatohej, me forcën e armëve e tankseve, dërgoi mesazhin në gjithë botën për përcaktimin e shqiptarëve për liri e pavarësi”, ka shkruar ai.

    Haradinaj, ka thënë se deklaratën e asaj legjislature deputetësh e kishte jetësuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

    “Duke qenë falënderues për të gjithë deputetët e asaj legjislature, deklaratën e tyre e jetësoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. 2 korriku do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve”, thuhet në fund.

    Nga Rubrika
    Kronika12 Prill 2025
    Një person në Prishtinë është sulmuar me mjete të forta nga dy meshkuj kosovarë, vëllezër. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh...
    Kronika12 Prill 2025
    Të premten në fshatin Kamenicë të Leposaviqit është raportuar për një aksident trafiku midis dy automjeteve me targa të Serbisë, ku njëra...
    Kronika12 Prill 2025
    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje të 26-vjeçares që vdiq...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    WhatsApp ka dërguar një paralajmërim serioz: është zbuluar një dobësi në platformën e tyre që mund të shfrytëzohet nga aktorët e këqij...
    Lajme12 Prill 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, për FrontOnline ka folur vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për...
    Lajme12 Prill 2025
    Fermerët në prag të humbjes totale, rrezikohet shtrenjtimi i frutave dhe perimeve Nga vreshtat e tij 15-hektarëshe në Rahovec priste të nxirrte...
    Sport12 Prill 2025
    Skuadra e Milanit nuk ka gabuar në ndeshjen që i takoi javës së 32-të të Serie A. Milani të premten mbrëma e...
    Vip12 Prill 2025
    Ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “Shqipëri Live”, Kelly, ish-banori i “Big Brother VIP 4”, i cili komentoi disa nga...
    Opinione12 Prill 2025
    Nëse ShBA-ja arrin të bindë pjesën tjetër të botës që të mbyllë tregjet për Kinën, kjo mund të jetë rënia e Xi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.