×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, reagon Gëzim Kelmendi

    FrontOnline
    06 Shtator 2020

    Kosova ka marrë njohje nga Izraeli pas marrëveshjes me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington D.C. pjesë e kësaj marrëveshje ishte edhe hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, është kategorikisht kundër këtij vendimi.

    “Kosova nuk duhet ta hapë ambasadën në Jerusalem!”, thotë ai në një status në Facebook.

    “Udhëheqës të ndryshëm politik në Kosovë shpeshherë kanë marrë vendime që janë kundër luftës dhe angazhimit të vet popullit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Një ndër këto shumë vendime është edhe vendimi i kryeministrit Hoti që ta hapë ambasadën e Kosovës në Jerusalem. Ky vendim i Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem është goditje për popullin e shtypur palestinez, është kundër ligjeve ndërkombëtare dhe kundër shumë rezolutave të votuara në OKB të cilat kanë kundërshtuar invazionin e regjimit izraelit në tokat palestineze.”, shton ai.

    “Populli i Kosovës kurrë nuk e ka mbështetur shtypjen, vrasjen dhe përsekutimin e popujve të ndryshëm. Populli i Kosovës dhe populli palestinez ndajnë një histori të përbashkët. Të dy popujt kanë qenë të shtypur, vrarë dhe përsekutuar nga dy regjime të ndryshme, nga regjimi i Serbisë dhe ai i Izraelit. ZOTI deshti që populli i Kosovës me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare ta fitoi lirinë dhe pavarësinë. Tani nuk është e drejtë dhe e moralshme që politika kosovare të merr vendime kundër popullit të shtypur palestinez. Populli palestinez historikisht e ka mbështetur popullin e Kosovës në angazhimin dhe sakrificën për liri dhe pavarësi. Një fjali e urtë thotë ” mos ia bë atë dikujt nëse nuk ia dëshiron vetes”.”, përfundon Kelmendi.

    Hapja e ambasadës në Jerusalem vjen pas vendimit të presidentit të SHBA’së, Donald Trump, një vit më parë që ta njeh këtë qytet si kryeqytetin e Izraelit, e që më parë ishte Tel Avivi.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar ta prezantojë planin e tij për sektorin e sportit. Përveç Stadiumit...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Raporti i tij me femrat, nxiti sërish diskutimin e Gresës, Xhenetës e Drenushës, me Drilonin e Xuxin. Driloni u tha se edhe...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Sara dhe Gjesti janë parë në një afrimitet miqësie mes vete ndërsa ndanin në diskutim disa tema. Ndër to qe edhe situata...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Deri në dy orë po vijojnë pritjet për të hyrë nga Jarinja në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar, edhe te...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Të qeshura e argëtim ka shkaktuar Laurenti, kur vendosi ta imitonte këtë herë Leon. E gjitha për frazën e tij të numërimit,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.