×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Hapet sezoni turistik në Vlorë në kushte të paparashikueshme

    FrontOnline
    10 Maj 2020

    Bashkia e Vlorës ka deklaruar të hapur sezonin turistik, në një ceremoni dhe situatë të pazakontë.

    Kreu i bashkisë Dritan Leli u shpreh se Vlora është gati për të pritur pushuesit, por gjithmonë duke respektuar protokollet për sigurinë e shëndetit.

    Premtimet për një sezon të suksesshëm janë për t’u parë pasi nëse vetë takimi përurues i çeljes së sezonit u desh të organizohej nën masa të rrepta, pikëpyetja shtrohet, se sa staf do duhet për ta bërë të mundur këtë në çdo metër katror plazh të Vlorës?

    “Të fillojmë nga sot një sezon turistik te suksesshëm, aq sa kushtet do të na lejojnë ta kemi”, tha Leli.

    Kreu i operatorëve të jugut të vendit, Vasil Bedinaj, kërkoi përfshirjen në draft të hapjes së plazheve dhe kufijve me rajonin. Problemi përveç frikës nga virusi dhe frikës a do vijnë pushuesit, mbetet gjetja dhe vlerësimi i stafit që do të përballet çdo minutë me pushuesit.

    “Duhet ta kthejmë çelësin nga situata alarmante, e stresit dhe frikës, te një më shumë optimiste”, tha Bedinaj.

    Bashkia e Vlorës edhe pse në kushte kur asgjë nuk parashikohet dot, nuk ka nguruar të bëjë thirrje për pushuesit që të zgjedhin pikërisht Vlorën për të kaluar pushimet.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.