×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Hapen xhamitë në Maqedoninë e Veriut

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    Thirrja e ezanit për lutjen e drekës mblodhi besimtarët myslimanë në xhamitë e Maqedonisë së Veriut.Në Çarshinë e Shkupit, këshilli i Xhamisë së “Murat Pashës” u kujdes që të gjithë besimtarët që hynë në xhami te kenë maska dhe të dezinfektojnë duart.

    Edhe imami u sigurua para fillimit të faljes se besimtarët po ruanin distancën fizike.“Po është shumë rrezik se u hapen xhamitë, por na duket një lëshim i madh nga largësia ndërmjet radhëve. S’kemi çfarë të bëjmë, kështu është situata! Jo, nëse iu përmbahemi këtyre kushteve nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem.”

    “Jo bre nuk është në rregull hiç, dihet myslimani si duhet t’i falin vaktet. Po nuk është në rregull se i kanë mbyll çezmat nuk mund të marrim abdes as në rituale nuk bëmë praktikat si duhet.”
    Mjekët thonë se rreziku nga çdo tubim kolektiv është i lartë dhe se distanca dhe masat mbrojtëse janë jetike. Ndërkohë imamët thonë se nëse besimtarët i respektojnë rekomandimet virusi korona nuk do të depërtoj nëpër xhami.“Po me siguri është në rregull, për shkak se në fe ka lëshime kur ka ndonjë pengesë, lejohen ndryshimet. Situata e ka sjell këtë gjendje që të falemi, por s’ka pengesa – nuk prishet namazi.”

    “Jo, s’ka ankesa, mirë është bile xhemati janë të kënaqur që u hapen xhamitë se prej 2 muajsh veç unë si imam duke u falur pak ishte problem. Tani edhe xhemati është dakord.”Vendimi për hapjen e xhamive u mor të premten me kërkesë të Kryesisë së BFI-së edhe përkundër qëndrimit të Qeverisë se duhet të respektohen masat e ndalimit që ende janë në fuqi, përfshi edhe grumbullimin e më shumë personave në objekte të mbyllura. Nga Qeveria mbeten në qëndrimin se të gjitha institucionet, përfshi edhe bashkësitë fetare nuk duhet të marrin masa në kundërshtim me vendimet e ekzekutivit të bazuara në rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar para gazetarëve se ende nuk ka asnjë emër të...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar para gazetarëve se ende nuk ka asnjë emër të...
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.