×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Hapen hetime kundër Boltonit për publikim të informatave sekrete në librin e famshëm

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare e presidentit Trump, John Bolton, është duke u hetuar rreth dyshimeve për publikim të të dhënave të klasifikuara në librin e botuar në qershor.

    Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara e hapi një rast kriminal pasi dështoi që ta ndalonte publikimin e librit me titull “The Room Where It Happened”. Boltoni deri më tani i ka mohuar akuzat.

    Në këtë libër, kreu i Shtëpisë së Bardhë paraqitet si i paditur rreth fakteve gjeopolitike, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

    Ish-këshilltari që shërbeu si këshilltar në vitet 2018 dhe 2019 gjithashtu pretendoi në libër se vendimet e presidentit amerikan udhëhiqen nga dëshira e tij për t’u rizgjedhur në pozitën e të parit të shtetit.

    Në kohën e botimit të librit, presidenti Trump kishte bërë të qartë se dëshiron që ish-këshilltari i tij të ndiqej penalisht, duke e quajtur gënjeshtar.

    Boltoni ka shkruar në këtë libër se presidenti Trump ka kërkuar ndihmë nga Kina për zgjedhjet e këtij viti si dhe ai ka thënë se Venezuela është pjesë e Shteteve të Bashkuara.

    Përpos këtyre, në libër thuhet se Trumpi nuk e ka ditur se Britania e Madhe është fuqi bërthamore dhe se një herë e ka pyetur një ndihmës nëse Finlanda është pjesë e Rusisë.

    Udhëto shpejt dhe sigurt nga Prishtina drejt Köln me PrishtinaTicket
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Në një video-adresim mbrëmjen e 24 majit, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi kthimin e 307 ushtarëve ukrainas nga robëria ruse, si...
    Bota/Rajoni24 Maj 2025
    Regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, ka vdekur në moshën 86-vjeçare, duke lënë një trashëgimi të pasur dhe të paharrueshme në kinematografinë...
    Bota/Rajoni24 Maj 2025
    Ish-presidenti Joe Biden mori pjesë të premten në ceremoninë e diplomimit të nipit të tij nga shkolla e mesme, duke shënuar paraqitjen...
    Të tjera
    Lajme24 Maj 2025
    Në 33-vjetorin e zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë, ish-këshilltari i ngushtë i Presidentit Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti, ka ndarë...
    Lajme24 Maj 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një takim me Delegacionin e Kongresit Amerikan në Dayton. Delegacioni u kryesua nga...
    Lajme24 Maj 2025
    Aktivisti shqiptar në SHBA njëherësh ish- luftëtari i UÇK-së nga Batalioni Atlantiku, Uk Lushi, në një reagim në rrjetin e tij në...
    Lajme24 Maj 2025
    Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane (UBSHGJ), në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) dhe me mbështetjen e projektit FEGO...
    Lajme24 Maj 2025
    Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, u ka bërë thirrje partive parlamentare në Kosovë të bashkëpunojnë për ta zhbllokuar ngërçin...
    Bota/Rajoni24 Maj 2025
    Qeveria malazeze është pranë një zgjidhjeje që do të prezantonte një orar pune shtatë orësh, nga i cili model pritet se do...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.