×
  • Lajme
  • Lajme

    Hakmarrja e Kurtit ndaj dy anëtarëve të bordit të Telekomit, që i emëroi vet

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Anëtarët e bordit të përkohshëm të Telekomit të Kosovës, të cilët menaxhohen nga Ministria e Tregtisë, kanë dështuar ta shkarkojnë Bedri Istrefin, kryeshefin ekzekutiv të Telekomit të Kosovës.

    Dy anëtarët e bordit të emëruar rreth një muaj më parë nga Qeveria e Kosovës: Luljeta Elezaj dhe Teki Shala, kishin refuzuar të merrnin pjesë në votimin e paraparë të mbahej disa ditë më parë.

    Ata kishin refuzuar të krijonin kuorumin e nevojshëm në mbledhjen e bordit të Telekomit.

    Për këtë arsye, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka shkarkuar Elezajn dhe Shalën nga bordi i përkohshëm i Telekomit të Kosovës.

    Siç mëson Insajderi, Elezaj dhe Shala janë të afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Shala më parë ka qenë drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Gjakovë nga LDK.

    Gazeta mëson se Kurti është duke menduar që në vend të tyre të emërojë “njerëz të tij”, në mënyrë që ta shkarkojë menaxhmentin aktual të Telekomit të Kosovës.

    Vendimi pritet të merret ditëve në vazhdim.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.