×
  • Vip
  • Vip

    Hajni i hyn në dyqan, Rozana Radi publikon videon në rrjetet sociale (VIDEO)

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Dyqani i këngëtares shqiptare Rozana Radi mbrëmjen e kaluar ka rënë pre e vjedhjes.

    Radi ka bërë publike videon me momentin kur një person hyn në lokalin e saj. Në video duket qartë momenti kur personi i drejtohet sirtarëve dhe kontrollon, por nuk gjen asgjë.

    E pas publikimit të videos në rrjetet sociale, Radi ka marrë komente negative ndaj të cilave ajo ka reaguar.

    “E shokuar nga mesazhet e një shoqërie nën nivelin mesatar të inteligjencës. Mendoj se shoqëria jonë ka predispozita të vuajë dhe të shtypet më lehtë nga çdo qeveri. Ju sugjeroj të mos rrini Instagram-eve duke më mësuar si t’ia fal djersën time një hajduti, por ngrini zërin për të drejtat e grave, për taksat e larta, për punëtorët qe po i pushojnë nga puna në masë, për televizionet që po mbyllen e po lihen rrugëve qindra punëtorë në kohë pandemie, për bukën që hamë e që të përmban 1000 pisllëqe brenda”, ka thënë ajo.

    “Nuk të rrëzohet shtëpia e as nuk varfërohesh ti pse më vodhën djersën mua. Por të paktën mos ma numëro dhe shkel djersen time! Kam filluar dita-ditës bindem ta lë këtë vend , jo sepse s’e dua, por njerëzit si ju më bëjnë të mos më pëlqejë as ajri i mëngjesit. Mirë na e bëjnë qeveritë kur hipin atje lart. Ata preferojnë një shoqëri injorante, pasi e kanë më të lehtë të kenë pushtet të plotë dhe të dominojnë jetën e popullatës së vet për qëllimet e tyre personale,” ka shtuar ajo.

    Këngëtarja ka konfirmuar për Top Channel se ka denoncuar rastin në polici dhe se tashmë kanë nisur hetimet.

    Nga Rubrika
    Vip19 Mars 2025
    Ish banorja e Big Brother Vip Kosova, Sara Kolami gjatë qëndrimi të saj krijoi një raport tejet të ngushtë me Drilonin. Andaj,...
    Vip19 Mars 2025
    Gjesti dhe Egli Tako kanë pasur një përplasje sërish në Big Brother VIP Albania 4. Pas ballafaqimit në spektaklin e së martës,...
    Vip19 Mars 2025
    Jozefin Marku pas përfundimit të spektaklit mbrëmë ka festuar ditëlindjen, duke i organizuar vëllai madh një festë tejet speciale. Për të kënduar...
    Të tjera
    Lajme19 Mars 2025
    Një 26-vjeçari me inicialet E.G. i është shqiptuar gjobë prej 150 eurove, një pikë negative dhe masa e pezullimit të patentë-shoferit për...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Një deklaratë e mëtejshme do të bëhet “së shpejti”, shtoi ai. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka publikuar një mesazh të shkurtër...
    Lajme19 Mars 2025
    Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas zbulimit të një varreze masive në Bishtazhin, ku janë gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të 11...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike (DS), Srgjan Milivojeviq i cili lidhi...
    Sport19 Mars 2025
    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vendosur të dënojë kryetrajnerin e KF “Dukagjini”, Ismet Munishi, pas sjelljeve të tij të papranueshme...
    Lajme19 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se njësiti FAST ka arrestuar një shtetas të Turqisë, E.S., i cili ishte i kërkuar përmes INTERPOL’it...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.