×
  • Vip
  • Vip

    Hajni i hyn në dyqan, Rozana Radi publikon videon në rrjetet sociale (VIDEO)

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Dyqani i këngëtares shqiptare Rozana Radi mbrëmjen e kaluar ka rënë pre e vjedhjes.

    Radi ka bërë publike videon me momentin kur një person hyn në lokalin e saj. Në video duket qartë momenti kur personi i drejtohet sirtarëve dhe kontrollon, por nuk gjen asgjë.

    E pas publikimit të videos në rrjetet sociale, Radi ka marrë komente negative ndaj të cilave ajo ka reaguar.

    “E shokuar nga mesazhet e një shoqërie nën nivelin mesatar të inteligjencës. Mendoj se shoqëria jonë ka predispozita të vuajë dhe të shtypet më lehtë nga çdo qeveri. Ju sugjeroj të mos rrini Instagram-eve duke më mësuar si t’ia fal djersën time një hajduti, por ngrini zërin për të drejtat e grave, për taksat e larta, për punëtorët qe po i pushojnë nga puna në masë, për televizionet që po mbyllen e po lihen rrugëve qindra punëtorë në kohë pandemie, për bukën që hamë e që të përmban 1000 pisllëqe brenda”, ka thënë ajo.

    “Nuk të rrëzohet shtëpia e as nuk varfërohesh ti pse më vodhën djersën mua. Por të paktën mos ma numëro dhe shkel djersen time! Kam filluar dita-ditës bindem ta lë këtë vend , jo sepse s’e dua, por njerëzit si ju më bëjnë të mos më pëlqejë as ajri i mëngjesit. Mirë na e bëjnë qeveritë kur hipin atje lart. Ata preferojnë një shoqëri injorante, pasi e kanë më të lehtë të kenë pushtet të plotë dhe të dominojnë jetën e popullatës së vet për qëllimet e tyre personale,” ka shtuar ajo.

    Këngëtarja ka konfirmuar për Top Channel se ka denoncuar rastin në polici dhe se tashmë kanë nisur hetimet.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Vip18 Maj 2025
    Austria është shpallur fituese e Eurovision 2025. Shqipëria këtë vit është renditur në vendin e tetë. Kujtojmë se nga votat e publikut...
    Vip18 Maj 2025
    Austria është shpallur fituese e Eurovision 2025.
    Vip18 Maj 2025
    Nga votat e publikut Shqipëria ka marrë 173 pikë. Ndërkaq në votat e jurisë Shqipëria renditet e 16-ta me 45 pikë.
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Shumë të huaj ëndërrojnë të marrin shtetësinë gjermane, por vonesat e gjata dhe burokracia mund të pengojnë. Çfarë kohësh pritjeje duhet të...
    Lajme17 Maj 2025
    Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar vendosjen e një pajisjeje interesante në qytet. Pajisja ofron internet, mundësi për të karikuar telefonin,...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Norvegjia është nga shtetet e para që ka nisur performimin në festivalin më të madh të këngës në Evropë, Eurovision. Artisti që...
    Lajme17 Maj 2025
    Dy persona janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës pasi janë lënduar me mjet të mprehtë. Mjeku Ejup Govori për...
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian është takuar me presidentin francez, Emmanuel...
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar fitore sonte Shkodrës Elektronike në festivalin e këngës Eurovision. Në një postim në Facebook, ajo ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.