I njohur si një lider me dorë të hekurt që vrau mbi 7000 përdorues e shpërndarës droge, Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka habitur sërish me deklaratat e tij.
Ai u ka thënë edhe një herë njerëzve që të dezinfektojnë maskat e fytyrës me benzinë – duke këmbëngulur se ai “nuk po bënte shaka”.
Zyrtarët shëndetësorë gjithashtu thanë që maskat e rrobave duhet të lahen normalisht, dhe maska kirurgjike të zëvendësohen pas përdorimit.
Megjithatë i bindur në idetë e tij Duterte u shpreh se “ajo që kam thënë ishte e vërtetë … shkoni në një stacion benzine”.
Një deklaratë e tillë vjen ndonëse nuk ka asnjë provë që benzina mund të dezinfektojë maskat.