Gwen Stefani e ka dhuruar çekun e saj prej 185 mijë dollarësh nga fitimet e saj në Las Vegas Residency, si bamirësi për fëmijët e atjeshëm.
Këngëtarja është gati të përfundojë rezidencën e saj pas një shtyrjeje të shkurtër këtë javë dhe po i kthehet në mënyrë të madhe një thirrjeje bamirësie lokale të quajtur Cure 4 The Kids Foundation.
Sipas revistës People, Gwen më parë ishte zotuar të dhuronte për këtë fondacion nga një dollarë për çdo biletë të shitur, i cili është një organizatë jofitimprurëse me bazë në Las Vegas që ofron trajtim mjekësor për fëmijët që përballen me kushte kërcënuese për jetën.