Grupi i Veprimit Lokal (GVL) “Llapusha” në Malishevë, ka filluar realizimin e projektit për ndërtimin e parkingut përreth varrezave në fshatin Tërpezë të Malishevës.
Sipas koordinatorit të projektit, Halit Mazrekut, “Qëllimi kryesor i GLV-ve është që të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të zonave rurale, duke i ofruar përkrahje komunitetit rural për përgatitjen dhe zbatimin e strategjive zhvillimore në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin lokal”.
Ndërtimi i parkingut tek varrezat e fshatit Tërpezë financohet nga GVL “Llapusha” me rreth 60 për qind të shumës së projektit, 20 për qind pas përfundimit e mbulon Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kuadër të strategjisë për zhvillim rural. I tërë projekti kap një shumë prej 4 mijë e 953 euro.