×
  • Lajme
  • Lajme

    Gushti muaj i nxehtë – Specialja merr vendim për aktakuzat e para

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Gushti mund të jetë muaj i nxehtë për ish – ushtarët e UÇK-së që janë nën llupën e Speciales në Hagë. Në këtë muaj kalon afati prej gjashtë muajsh kur Dhomat e Specializuara mund të konfirmojnë apo refuzojnë propozim – aktakuzat e para të dorëzuara në shkurt. Por, kush janë ata që do të ulen në bankën e të akuzuarve nën dyshimet për krime të luftës?

    Pas pesë vitesh punë e intervistime të qindra personave, Prokurori i Specializuar në Hagë në shkurt të këtij viti njoftoi se ka dorëzuar për konfirmim aktakuzat e para.

    Afati ligjor për konfirmimin ose jo të tyre është gjashtë muaj, e në gusht të këtij viti, do të jepet lajmi se kush nga ish – pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të jetë i pari që do të ulet në bankën e të akuzuarve në Hagë.

    Në Dhomat e Specializuara për Gazetën Express kanë deklaruar se nuk mund të spekulojnë për data, megjithatë, shtojnë se gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj për të vendosur nëse do të konfirmoj apo pushojë një aktakuzë të dorëzuar.

    “Gjykatësi i procedurës paraprake i nënshtrohet specifikave të një çështjeje individuale, maksimum 6 muaj për të shqyrtuar dhe vendosur nëse duhet të konfirmojë ose pushojë një aktakuzë. Nuk mund të spekuloj për një datë”, ka thënë Angela Griep shefe për Komunikim me Publikun në Dhomat e Specializuara.

    Griep nuk ka bërë të ditur saktësisht numrin e aktakuzave që tashmë janë dorëzuar për konfirmim, por shton se ato do të publikohen para se të akuzuarit të dalin para Gjykatës.

    “Unë nuk e di se sa akuza janë të përfshira, por sipas Rregullores së Procedurës dhe Provave nëse aktakuza konfirmohet, ajo do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja fillestare e të Akuzuarit para Gjykatës”, thotë ajo.

    “Njoftimi i shkurtit ishte kërkesë, sipas ligjit, e Prokurorit të Specializuar për Presidenten ( e Dhomave), për të caktuar një gjykatës paraprak për shqyrtimin e aktakuzave. Në çdo rast siç u përmend më lart nëse aktakuza konfirmohet, ajo do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja fillestare e të Akuzuarit para Gjykatës”, shton e njëjta.

    Gjashtë muaj kohë ka edhe për konfirmimin ose jo të aktakuzës së dorëzuar ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit dhe 9 ish -pjesëtarëve tjerë të UCK-së.

    “ Ndërkaq rreth deklaratës për shtyp të lëshuar nga Zyra e Prokurorëve të Specializuar më 24 qershor, Prokurori i Specializuar ngriti aktakuzën në 24 Prill 2020. Gjykatësi i procedurës paraprake ka, në varësi të specifikave të një çështje individuale, më së shumti 6 muaj për të vendosur qoftë për të konfirmuar apo hedhur poshtë një aktakuzë”, ka përfunduar ajo.

    Specialja deri më tani ka ftuar të gjithat figurat kyçe të UCK-së për intervistim. Bujë të madhe bëri propozim aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit për të cilën u bë e ditur përmes një njoftimi për media saktësisht dy muaj pas dorëzimit të akuzës për konfirmim.

    ZPS njoftoi se me datë 24 prill kanë dorëzuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, ku Thaçi dhe Veseli akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit, krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

    “Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm. Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar Aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat”, u bë e ditur përmes njoftimi.

    Presidenti Thaçi disa herë publikisht kishte deklaruar se Haga nuk e ka ftuar për intervistim, ani pse ishte lider politik i Ushtrisë Çlirimtare. I njëjti bëri të ditur pas publikimit të propozim aktakuzës se ka marrë ftesë nga Specialja. Për katër ditë me radhë, i pari i shtetit është intervistuar në Hagë nga Specialja.

    Veseli në anën tjetër kishte marrë ftesë për intervistim në Hagë në nëntor të vitit 2019-të, derisa, kishte dëshmuar para prokurorëve në dhjetor të vitit të kaluar.

    Vetëm për Thacin dhe Veselin PS ka njoftuar publikuar, nën arsyetimin se të dy liderët po vazhdonin përpjekjet për pengim dhe sabotim të punës së Dhomave të Specializuara.

    Në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara tashmë janë publikuar disa vendime të kryetares Ekaterina Trendafilova për caktim të gjykatësve të procedurës paraprake që do të bëjnë konfirmimin apo jo të aktakuzave të dorëzuara nga prokurori.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar, nga fundi i vitit 2018 deri me tani, ka ftuar mbi 300 ish luftëtarë të UÇK-së.

    Shumica dërrmuese nga ta, janë ftuar në cilësinë e të dyshuarve ndërsa një pjesë tjetër edhe si dëshmitar.

    I pari që u ftua për intervistim, ishte ish komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, që në kohë lufte njihej si komandant Remi. Ai nuk është mbrojtur në heshtje, ndërsa është intervistuar për orë të tëra nga prokuror e hetues të kësaj zyre.

    Pas tij, ftesa i kishte ardhur edhe ish komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtakut. Bujë të madhe pati bërë edhe ftesa për ish komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, Sylejman Selimin. Ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

    Ftesës nga Specialja nuk i ka shpëtuar as ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

    Në të njëjtën cilësi është intervistuar edhe ish shefi i Inteligjencës së UÇK-së, Kadri Veseli.

    Po ashtu pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar, janë paraqitur edhe shumica dërmuese e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara, janë themeluar në gusht të viti 2015 nga Kuvendi i Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Besart Dreshaj, kryetar i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ka theksuar se mosbashkëpunimi i Qeverisë me përfaqësuesit e bizneseve ka krijuar një...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pesë persona vdiqën të premten mbrëma në Magdeburg të Gjermanisë, pas një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes atje. Në mesin...
    Të tjera
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Një sasi e drogës e dyshuar të jetë e llojit kokainë dhe një armë e zjarrit janë gjetur në një veturë të...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar ndaj ministrit Murati i cili dje foli rreth subvencionimit të faturave të energjisë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit se Starlink është funksional tani edhe në territorin e Kosovës. Ai ka thënë...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të mbyllë për një vit platformën TikTok, si...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sigurim të kushteve të dinjitetshme të punës, çdo vend pune me kontratë, kontribute pensionale të paguara dhe jo më shumë se 40...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, konkretisht në lagjen Vetërnik. I dyshuari derisa ka qenë duke lëvizuar me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.