×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gurëzeza, aty ku takohet historia me natyrën

    FrontOnline
    09 Gusht 2020

    Gurëzeza, qyteti ilir në Cakran të Fierit, aty ku historia e pasur takohet me natyrën është një nga destinacionet turistike më të veçanta.

    I ndodhur në 17 km larg qytetit të Fierit arkeologët kanë vlerësuar se Gurëzeza, emri antik i së cilës mendohet të jetë Barbyli, është po aq e rëndësishme për trashëgiminë kulturore shqiptare sa Apolonia apo Bylisi.

    “Aty ku takohet historia me natyrën”, tha sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ndërsa ftoi vizitorët drejt këtij atraksioni turistik.

    Një rrugëtim fantastik në vendin ku bashkohet natyra dhe historia ilire, në lartësinë mbi 500 m mbi nivelin e detit.

    Gurëzeza është vendi ideal për të apasionuarit pas natyrës, ngjitjeve në lartësi, peizazheve panoramike dhe historisë.

    Me një natyrë të bukur dhe histori të pasur, Gurëzeza ofron peizazhe spektakolare dhe ballkone të shumta natyrore përgjatë një udhëtimi mes pishave dhe shtigjeve prej dheu.

    Me kodra plot gjelbërim, shtëpi karakteristike dhe natyrë ende të pashkelur, në Gurëzezë mund të vizitosh qytetin antik, monumente kulture, si dhe Teqenë e Baba Refatit.

    Qyteti antik gjendet i vendosur në pozicionin gjeografik, i ekspozuar në shpatin e fshatit Cakran. Muri rrethues është i gjatë 2100 m dhe sipërfaqja e përgjithshme brenda murit rrethues është 23 ha, pothuajse e barabartë me Bylisin.

    Nga zbulimet e deritanishme, rezulton se gjurmët e neolitit të mesëm gjenden pranë shkollës. Gjatë gërmimeve sipërfaqësore janë siguruar objekte dhe gjetje në Varibop, që i takojnë shekullit XII para Krishtit. Gjithashtu në këtë zonë janë gjetur objekte që i takojnë shekujve VIII-VI para Krishtit.

    Kulmi i zhvillimit të qytezës antike ka qenë shekulli IV para Krishtit. Gurëzeza ka shërbyer si një qendër shumë e rëndësishme ekonomike, politike e shoqërore.

    Këtë e dëshmon gjetja aty e një thesari prej 3500 copë monedhash bronzi dhe argjendi. Në bazë të këtyre gjetjeve mendohet se Gurëzeza ka shërbyer si qendra e mbretit ilir Monuni.

    Historia thekson se ky qytet mund të jetë shkatërruar gjatë luftës së tretë iliro-romake, diku në vitin 167 p.K. Gërmimet në Gurëzezë datojnë në vitet 1916-1918, kur arkeologu austriak, Camillo Praschniker, kreu ekspeditën e parë.

    Më pas, ato do të vijonin në vitin 1963, nga arkeologët shqiptare. Nga ky vit, vendbanimi antik iu nënshtrua disa ekspeditave me karakter informues dhe gërmues.

    Gjetjet e neolitit të mesëm janë të shumta dhe përfaqësojnë një fazë më vete të zhvillimit kulturor të kësaj periudhe në vendin tonë. /ATSH/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Partia Demokratike e Shqipërisë mblodhi mbrëmjen e së shtunës Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve ku do të prezantojë “programin për Shqipërinë...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Rusia mund të jetë duke planifikuar vendosjen e armëve bërthamore në hapësirë...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi sot në hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 11 majit se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Partia Demokratike e Shqipërisë mblodhi mbrëmjen e së shtunës Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve ku do të prezantojë “programin për Shqipërinë...
    Lajme12 Prill 2025
    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, e ka vizituar të shtunën Podujevën, ai ishte...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Rusia mund të jetë duke planifikuar vendosjen e armëve bërthamore në hapësirë...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi sot në hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 11 majit se...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Piloti i helikopterit turistik që u rrëzua në lumin Hudson të qytetit të New Yorkut, paralajmëroi se ata kishin mbetur pa karburant...
    Lajme12 Prill 2025
    Kryetari në detyrë i kuvendit, Glauk Konjufca, po merr pjesë në punimet e Samitit Botëror në Seul të Koresë së Jugut të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.