×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Gucati për aktakuzat e Speciales: S’besoj se do të ketë aktakuza ndaj liderëve shtetëror të Kosovës

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Vera e këtij viti është përfolur si koha kur do të ngritën aktakuzat e para nga Dhomat e Specializuara të Prokurorisë Speciale, për ish-pjesëtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Lidhur me këtë çështje, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë për Front Online, se ende nuk dihet saktë se kur do të ngritën ato.

    LEXO EDHE: Kryetari i OVL-së: Përflitet se gjatë verës do të ngrihen aktakuzat e para nga Specialja

    “Kemi dëgjuar që brenda kësaj vere të ketë aktakuza të para nga Specialja. Se kur do të ngritën nuk e dimë. Ndaj kujt do të ngritën nuk e dimë. Për ne është e papranueshme çdo aktakuza që do të ngritët. Unë besoj që edhe nga këto aktakuza do të dalim fitimtar, edhe pse disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë pasur mundësi të bëjnë krime lufte, siç kanë bërë serbët”, ka thënë kryetari i OVL-UÇK-së.

    Për sa i përket mundësisë së ngritjes së aktakuzave për liderët e lartë shtetëror në Kosovë, e që njëherësh kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, Gucati, për Front Online, ka thënë që nuk beson që të njëjtat do të ngritën ndaj tyre.

    “Realisht unë nuk mendoj, por tash nuk i besohet më Gjykatës Speciale sepse ka bërë një mori ftesash. Mbi 270 ftesa që i kemi deklaruar me kohë. Kjo  është një mori e dëshmitarëve të rrejshëm që i ka marrë shumë dëshmitarë, që ka ftuar Gjykata Speciale. Tash nuk i besohet se a do t`i ngritë apo jo. Unë besoj në drejtësinë e tyre dhe në punën e liderëve tonë që e kanë bërë gjatë luftës dhe pas luftës. Nuk besoj që ndonjë lider do të merret në pyetje apo do të ngritët aktakuzë ndaj tyre. Kjo pasi që kanë bërë një luftë të drejtë dhe të pastër si loti”, ka thënë Gucati për Front Online.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.