
Sot, në orën 17:00, Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Sipas partisë që udhëhiqet nga Albin Kurti, sot, me anë të këtij tubimi në shesh, do të festojnë Ditën e Çlirimit dhe 15-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
E në këtë tubim do t’i bashkohet edhe vokalisti i grupit “Troja”, Bujar Berisha, i cili do t’i këndojë këngët e grupit.
“Më 12 qershor, në Ditën e Çlirimit të Kosovës, festojmë edhe ditëlindjen e Lëvizjes Vetëvendosje! Në 21-vjetorin e çlirimit dhe 15-vjetorin e themelimit të Lëvizjes do të mblidhemi së bashku në Prishtinë, në sheshin ‘Skënderbeu’, në orën 17:00, gjithnjë në përputhje me rekomandimet, duke ruajtur distancën fizike”, kanë thënë nga LVV-ja.
