Një grua ka lajmëruar policinë në Fushë Kosovë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj
Siç bën me dije policia, viktima është dërguar në strehimore.
“Fushë Kosovë / 17.07.2024 – 13:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor”, thuhet në raport.