×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Greqia nxit BE: Sanksione të rrepta për Turqinë

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Në kohën kur në selinë e Nato-s bëhen përpjekje për të përafruar qëndrimet mes palëve, Greqia i kërkoi Bashkimi Europian t`i vendosë Turqisë sanksione të ashpra, nëse nuk largon anijet eksploruese dhe ato ushtarake nga ujërat pranë Qipros.

    “Sanksionet duhet ta ushtrojnë një presion të tillë qoftë edhe për një kohë të caktuar, por të jenë të forta në mënyrë që të dërgojnë mesazhin se Europa është këtu për të negociuar, por është gjithashtu edhe për të mbrojtur vlerat e saj”, tha zëvendësministri i jashtëm grek Miltiadis Varvitsiotis, raporton TCh.

    Përpara tij, edhe vetë shefi i ekzekutivit kishte bërë një thirrje të ngjashme. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se BE-ja duhet të vendosë sanksione “me peshë” ndaj Turqisë.

    “Dy vendet”, u shpreh ai, “kanë nevojë për dialog, “por jo nën kërcënimin e armëve”. Mosmarrëveshjet në Mesdheun lindor i kanë vonuar sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Bjellorusisë, ndërkohë që janë shtuar edhe tensionet midis Turqisë dhe Francës, të cilat kanë mosmarrëveshje në një mori fushash. Krerët e bllokut europian do të takohen në 24 dhe 25 shtator për të diskutuar mbi këto çështje.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Një gjykatës federal ka bllokuar administratën Trump nga ndërmarrja e çdo hapi të mëtejshëm për mbylljen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar....
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Në orët e para të së dielës ndodhi një tragjedi në Koçan të Maqedonisë së Veriut. 59 persona vdiqën, ndërkaq përreth 150...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara dhe Arteve në Bern, të ardhurat e grave bien me 28%...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Pas masave të ftohta polare që sollën ulje të theksueshme të temperaturave si dhe reshje lokale shiu e bore në shkallë vendi,...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë. Top Channel bën me dije se...
    Lajme18 Mars 2025
    Fundi i mandatit për ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, po përcillet edhe me një gjobë nga Agjencia për Informim...
    Lajme18 Mars 2025
    Sot është varrosur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Djali i ish-presidentit, Endrit Thaçi sapo ka njoftuar se e pamja për...
    Lajme18 Mars 2025
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Drejtuesin e Sektorit për prokurorët Ndërlidhës në Ambasadën Britanike...
    Kronika18 Mars 2025
    Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofer në rrugën Ferizaj – Kaçanik me 200 euro, pasi gjatë udhëtimit i njëjti e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.