Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell përmes Twitterit ka goditur kancelaren Angela Merkel pas lajmit se autoritetet gjermane i kanë gjetur liderit të opozitës ruse dhe kundërshtarit të Putinit substancë helmuese gjegjësisht agjent nervor që i përket kohës së Bashkimit Sovjetik.
Grenell ka rishpërndarë një lajm të Agjencisë së lajmeve Associated Press në rrjetin social Twitter lidhur me gjetjen e substancën helmuese në trupin e Alexei Navalny që njihet si kundërshtar i Putinit, duke thënë se Kancelarja Merkel dje ka vizituar tubacionin e gazit rus për të shprehur qartë se dëshiron që të blejë më shumë gaz nga rusët.
“Dje, Kancelarja Merkel ka vizituar tubacionin e gazit rus Nord Stream për ta bërë të qartë që ajo dëshiron të blejë më shumë gaz nga rusët”, ka shkruar ai në Twitter.raporton Gazeta Express
Kjo nuk është hera e parë që Grenell drejton gishtin drejt Gjermanisë për bashkëpunim me Rusinë në furnizim me gaz.
Yesterday, Chancellor Merkel visited Nord Stream 2 to make clear she wants to buy more gas from the Russians. https://t.co/U6ca04eMru
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 2, 2020