×
  • Lajme
  • Lajme

    Granata që ndërpreu punimet e Xhamisë së Madhe, BIK’u “s’ka koment”

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) nuk ka dashur të komentoj ndërprerjen e punimeve të Xhamisë së Madhe në qendër të Prishtinës, pas gjetjes së një mjeti të dyshuar në vendpunishte.

    Ahmet Sadriu nga BIK-u i pyetur se si e komenton këtë, ka thënë se nuk kanë ndonjë koment është çështje procedurale.

    “S’kemi kurgjo aty ne si institucion, për një granat e kanë lajmërua policinë ata që janë tu punu, dalin e kryjn edhe vazhdon, s’kom kurrfarë komenti është çështje procedurale”, ka thënë Sadriu për Insajderin.

    Në mëngjesin e sotëm janë ndërprerë punimet për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në qendër të Prishtinës për shkak se është dyshuar për një mjet shpërthyes.

    Në punishten ku janë duke u kryer punimet është parë prezencë e Policisë të Kosovës.

    Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se gjatë gërmimeve është gjetur një predhë e vjetër.

    “Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimt shpërthyes në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë. (dyshohet se është mjet i mbetur para shumë kohësh në atë zonë ) Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

    Ndryshe, Ndërtimi i kësaj xhamie të madhe ka qenë kërkesë e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) që nga përfundimi i luftës, me argumentimin, se në xhamitë ekzistuese nuk ka vend për falje të besimtarëve mysliman.

    Një grup qytetarësh, para pak ditësh, kishin protestuar kundër ndërtimit të xhamisë ku nxiti reagime të shumta.

    Xhamia e Madhe që do të ndërtohet në Prishtinë, do të ketë 15 mijë metra katrorë dhe 4 minare. Sipas zyrtarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, brenda objektit të xhamisë do të ketë bibliotekë dhe salla për takime dhe konferenca.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u pyet për refuzimin për ta takuar kryesindikalistin e sektorit privat, Jusuf Azemi i cili ka thënë për Front...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se “shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik”, ndërsa...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Besart Dreshaj, kryetar i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ka theksuar se mosbashkëpunimi i Qeverisë me përfaqësuesit e bizneseve ka krijuar një...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Autoritetet gjermane kanë ngritur aktakuzë për vrasje dhe tentim vrasje ndaj të dyshuarit për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjes në qytetin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pesë persona vdiqën të premten mbrëma në Magdeburg të Gjermanisë, pas një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes atje. Në mesin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka theksuar se përkundër premtimeve të shumta, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se pritjet te pika kufitare Dheu i Bardhë, janë rritur...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati sot do të mbajnë konferencë për media. Konferenca do të nisë në ora...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.