×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabovci fton Limajn në PDK: Do ishte pozitive

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2022

    Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka treguar nëse mund të ketë një ribashkim me NISMA-n e Fatmir Limajt në PDK.

    Grabovci deklaroi se PDK është e hapur për të gjithë dhe në rastin konkret Limaj do ishte pozitive nëse ai do ta gjente vetëveten në Partinë Demokratike të Kosovës.

    “Fatmir Limaj ka qenë një ndër themeluesit e PDK-së, e dimë atë. Dhe mendoj se PDK duhet ta ruajë atë të kaluarën e vetë, përcaktimin e vetë – e hapur për të gjithë. Në PDK kanë vend të gjithë ata që dëshirojnë të japin kontributin e tyre, edhe z. Limajn nuk e shoh si të tepërt përkundrazi do të ishte pozitive nëse ai do ta gjente vetëveten në PDK-në”, tha Grabovci, për Periskopin.

    Grabovci ka komentuar edhe ndarjen e Limajt nga PDK-ja dhe ka treguar se a do t’i pengonte partisë fakti që kanë qenë pjesë e VLAN-it kundër tyre.

    “Unë nuk mund të them sepse ato janë gabime që lënë pasoja dhe nuk harrohen. Por, mund të falen dhe këtë ne duhet ta kemi parasysh. Për hir të procesit, se asnjëri nuk jemi të angazhuar për interesin individual. Fuqizimin e PDK-së, së pari duhet t’i shfrytëzojë kapacitetet e brendshme që i ka këtu ekzistuese, t’i aktivizojë, mobilizojë, t’i shpërndajë detyra e përgjegjësi prej qendrës. T’i ofrojë një vizion apo ofertë që është e kapshme për qytetarin e vendit. PDK- duhet të jetë e hapur për të gjithë. Unë absolutisht nuk kam asgjë kundër që në PDK të gjithë ata që janë të gatshëm të kontribojnë për procesin të jenë pjesë. Pavarësisht vërejtjet, po e quaj ndonjë mospajtim, me Fatmir Limajn unë rri, komunikoj dhe besoj që me Fatmir Limajn kur të është në pyetje interesi i përgjithshëm mund të harmonizohemi shumë“, deklaroi Grabovci.

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.