Drita ka kaluar në epërsi ndaj skuadrës së Audas në ndeshjen kthyese të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.
Sfidën e ka zhbllokuar mbrojtësi i djathtë, Besnik Krasniqi.
Ovouka e nxori penalltinë duke u penguar nga kundërshtari, teksa Krasniqi u tregua i saktë nga penalltia.
Me këtë gol, Drita tani avancon dhe barazon epërsinë në 1-1, pasi Auda e kishte fituar ndeshjen e parë në Letoni.
Nëse mbyllet kështu ky duel për 90 minuta, atëherë ndeshja do të shkojë në vazhdime./SinjaliSport