Mijëra herë ka ndodhur që fëmijët të blejnë online me kartelat e prindërve.
E këta të fundit, nuk janë të pakta rastet kur kanë mbetur të befasuar pasi tek dera e shtëpisë ishte shfaqur posta me produktet e porositura.
Por, shmangien e një situate të tillë po e synon Google.
Kjo platformë tanimë e ka bllokuar mundësinë e blerjes online nga fëmijët, pa miratimin paraprak të prindërve nëse nuk e kanë të aktivizuar opsionin e “Blerjes familjare”.
Kur përdorni një llogari të përbashkët, kur dikush që nuk është mbajtësi i llogarisë përpiqet të blejë diçka në Google Play, transaksioni nuk do të kryhet menjëherë, por ai do të marrë mesazhin “Pyet prindin tënd”, përcjell Klankosova.tv
Në të njëjtën kohë, pronari i llogarisë do të pyetet nga Google për transaksionin dhe do të duhet të japë miratimin e tij që ai të kryhet.
Gjithashtu, do të tregohet se për çfarë lloj transaksioni bëhet fjalë, aplikacioni, blerja brenda aplikacionit, shkruan Klankosova.tv
Google shpjegon se opsioni do të ndihmojë ata që nuk kanë vendosur ende një pagesë familjare për t’i shmangur kostot shtesë në kartelat e tyre bankare/ Klankosova.tv