×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjykata vendos: Jo maskave me detyrim në fushatën elektorale të Trump

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Gjykata e Lartë e Oklahomas kundërshtoi një kërkesë për të urdhëruar të gjithë të pranishmit në tubimin elektoral të Presidentit Donald Trump në Tulsa të shtunën të vishnin maska për fytyrën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

    Fushata Trump tha se organizatorët do të ofrojnë maska dhe dezinfektantë  për të gjithë ata që do t’i dëshirojnë. Organizatorët do të kontrollojnë temperaturën e të gjithë të pranishmëve për tu mbrojtur nga përhapja e virusit. Fushata tha se po e merr “seriozisht sigurinë” pasi disa ekspertë të shëndetit kanë paralajmëruar se grumbullimi i madh mund të promovojë përhapjen e koronavirusit.

    Menaxherët e Qendrës Banka e Oklahomas (BOK), arena me mjedise të mbyllura në Tulsa ku do të zhvillohet tubimi, i kanë kërkuar fushatës së presidentit një plan me shkrim për shëndetin dhe sigurinë. Zyrtarët e Qendrës BOK thanë se ata e kërkuan planin sepse Tulsa po përjeton rishtazi një rritje të rasteve të koronavirusit.

    Arena ka vend për 19’000 njerëz, dhe fushata Trump thotë se më shumë se një milion njerëz kanë kërkuar bileta.

    Kryetari i Bashkisë së Tulsas, G.T. Bynum, thotë se pritet një grumbullim prej 100’000 njerëzish, ose më shumë, në zonën rreth tubimit.

    Zoti Bynum shpalli gjendjen e emergjencës civile dhe caktoi një shtetrrethim gjatë orëve të natës për zonën përreth arenës, duke përmendur trazirat që pasuan disa nga protestat e fundit në të gjithë vendin kundër brutalitetit të policisë.

    Sidoqoftë, Presidenti Trump shkruajti të premten në Twitter se ai foli me zotin Bynum dhe se nuk do të kishte shtetrrethim.

    Zoti Bynum thotë në urdhrin e tij se: “Kam marrë informacione nga Departamenti i Policisë së Tulsas dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit që tregojnë se individë nga grupe të organizuara që kanë qenë të përfshirë në sjellje të dhunshme në shtetet e tjera, po planifikojnë të udhëtojnë drejt Qytetit Tulsa me qëllim shkaktimin e trazirave brenda dhe përreth tubimit”. Zoti Bynum nuk identifikoi grupet të cilave u referohej.

    Presidenti Trump shkruajti të premten në Twitter se: “Çdo protestues, anarkist, plaçkitës apo huliganë që do të shkojnë në Oklahoma, ju lutemi kuptoni se nuk do të trajtoheni si në New York, Seattle ose Minneapolis. Do të jetë një skenë shumë më  ndryshme!”.

    Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, tha se Presidenti Trump po i referohej protestuesve të dhunshëm, jo atyre paqësorë.

    Tubimi i Tulsas ishte planifikuar fillimisht për ditën e premte, por u shty me një ditë pas kritikave se qëlloi në Juneteenth, që shënon fundin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara, si dhe zhvillohet në një qytet ku ndodhën vrasje raciale në 1921 që morën jetët e disa qindra afro-amerikanëve.

    Ky është aktiviteti i parë madhor për rizgjedhjen e Presidentit Trump që nga masat izoluese për koronavirusin në pjesën më të madhe të vendit dhe protestat e fundit mbarëkombëtare të nxitura nga vdekja e afro-amerikanit George Floyd ndërsa ishte ndaluar nga oficerët e bardhë të policisë në Minneapolis muajin e kaluar.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Prej shumë vitesh Irlanda njihet si një strehë e gjigandëve amerikanë të teknologjisë, duke ndërtuar qendra të shumta të dhënash që konsumojnë...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Driloni ka refuzuar t’i përgjigjej një pyetjeje që i ka bërë Drenusha atij për Sarën. Ajo e pyeti nëse i pengon pëlqimi...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Raporti i tij me femrat, nxiti sërish diskutimin e Gresës, Xhenetës e Drenushës, me Drilonin e Xuxin. Driloni u tha se edhe...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Sara dhe Gjesti janë parë në një afrimitet miqësie mes vete ndërsa ndanin në diskutim disa tema. Ndër to qe edhe situata...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Deri në dy orë po vijojnë pritjet për të hyrë nga Jarinja në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar, edhe te...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Të qeshura e argëtim ka shkaktuar Laurenti, kur vendosi ta imitonte këtë herë Leon. E gjitha për frazën e tij të numërimit,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.