×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata pa sistem për dëshmitarët e mbrojtur

    FrontOnline
    31 Tetor 2020

    Seancat gjyqësore ku ka dëshmitarë të mbrojtur zhvendosen në Gjilan, kur ka sistem që mbron dëshmitarët e mbrojtur.

    Brenda këtij objekti, janë 16 salla të gjykimit.

    Por, brenda Gjykatës Themelore në Prishtinë, në Departamentin Special të saj mungon një sistem i rëndësishëm.

    Bëhet fjalë për pajisjen që mundëson ruajtjen e identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur, kur ata merren në pyetje në këto sallë të gjykimit.

    Është misioni i EULEX-it në Kosovë, që në raportin e publikuar së fundmi thekson nevojën që duhet siguruar pajisjen e nevojshme që mbron dëshmitarët nga identifikimi.

    Sipas të njëjtit raport, një zhvendosje e tillë është e panevojshme.

    Që ka mungesë të këtij sistemi, e konfirmojnë edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

    Në një përgjigje për televizionin kanë thënë se seancat gjyqësore ku ka dëshmitarë të mbrojtur zhvillohen në Gjykatën Themelore në Gjilan.

    Ndryshe, Pallati i Drejtësisë konsiderohet një nga objektet më moderne të llojit të tij, por që disa herë është përballur me probleme teknike.

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Të enjten ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit –...
    Lajme26 Prill 2024
    Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se më 1 maj, e mërkurë, do të organizojnë një protestë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Gjatë protestës së sotme, Rithemelimi ka hedhur sërish molotov në derën e bashkisë së Tiranës. Pas hedhjes së molotëve, kanë ndërhyrë efektivët...
    Lajme26 Prill 2024
    Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është pajisur me aparaturën SPECT/CT/PET. Në gjithë rajonin, Kosova do të jetë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Shtime ku ka thënë se ka takuar disa biznese në të...
    Lajme26 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se vrasjet e pasluftës janë përdorur me qëllim për të njollosur UÇK-në. Haliti në emisionin...
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të enjten më 25 prill ka qëndruar në Bruksel në kuadër të takimit të pestë për çështjen...
    Lajme26 Prill 2024
    Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau sot çmimet në Panairin e 3-të mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor, të mbajtur nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.