×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    Gjykata Komerciale i jep “aminin” Xhelal Sveçlës për të nënshkruar tenderin mbi 12 milionë € për pasaporta

    FrontOnline
    10 Gusht 2023

    Ministria e Punëve të Brendshme, që drejtohet nga Xhelal Sveçla, pas gati një viti ka nënshkruar më në fund kontratën që u siguron kosovarëve furnizim me dokumente personale identifikimi.

    Ky dikaster shpërbleu me tender 12.2 milionë euro konsorciumin “AUGENTIC GmbH dhe In Groupe”. Fituesi do të jetë përgjegjës të prodhojë letërnjoftime, pasaporta si dhe ta mirëmbajë sistemin elektronik për tri vjetët e ardhshme për kosovarët.

    Nënshkrimi mënjanon telashen e vjetër, ku qytetarët mbetën për muaj rresht pa u furnizuar me dokumente.

    Kompania gjermane AUGENTIC GmbH ka për drejtor ekzekutiv shqiptarin nga Kosova, Labinot Carreti.

    Oferta e AUGENTIC GmbH dhe In Groupe ishte për rreth 100 mijë euro më e ulët sesa oferta e konkurrentëve të saj, Muhlbauer ID Service GmbH dhe “YMALKO Sh.P.K.

    Për realizimin e këtij furnizimi, Ministria e Punëve të Brendshme kishte ndarë 12,300,000 euro.

    Në këtë aktivitet të prokurimit, u përdor procedurë e hapur, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

    Gjykata Komerciale e Kosovës kishte refuzuar kërkesën e paditësit Muhlbauer ID Service GmbH dhe “YMALKO Sh.P.K me datën 20 qershor, teksa u bë publik tek më 10 gusht nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.

    Refuzimi ka të bëjë me kërkesën e kompanisë Muhlbauer ID Service GmbH dhe “YMALKO Sh.P.K, që të shtyhet vendimi i OSHP-së që i jep të drejtë Ministrisë së Punëve të Brendshme për lidhjen e kontratës me “AUGENTIC GmbH dhe In Groupe” .

    Kjo i dha fund sagës një vjeçare të këtij aktiviteti prokurimi, duke i mundësuar ministrit Xhelal Sveçla finalizimin e tenderit.

    Beteja mes kompanive dhe MPB-së është e gjatë.

    Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), pas ankesës së konsorciumit “Muhlbauer ID Service GmbH & YMALKO shpk”, e shpalli të pavlefshëm vendimin e MPB-së për anulim të tenderit dhe lëndën e ktheu në rivlerësim.

    Gjykata e Tenderëve vlerësoi se MPB-ja kishte kryer shkelje gjatë vlerësimit të ofertave.

    Në ri-vlerësim të ofertave, Komisioni për Ri-vlerësim i Ministrisë së Punëve të Brendshme e shpall fitues të kontratës ofertën e konsorciumit “AUGENTIC GmbH & In Groupe” në vlerë 12,329,261.27 euro.

    Konsorciumi “Muhlbauer ID Service GmbH” dhe “YMALKO Sh.P.K.” u shpall po ashtu i përgjegjshëm, por nuk u rekomandua për kontratë shkaku i çmimit të ofertës, rreth 100 mijë euro më të lartë.

    Me këtë s`u pajtua Gjykata e Tenderëve.

    Ekspertiza e OShP-së vlerësoi se “në asnjë rrethanë” nuk ka konstatuar se oferta e “AUGENTIC GmbH & In Groupe” është e përgjegjshme.

     

    OSHP e kishte shpall të pavlefshme ankesën e konsociumit “Muhlbauer ID Service GmbH & YMALKO shpk”.

    Për shkak të mungesës së materialit për t’u pajisur me pasaporta, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla kishte kërkuar nga shteti i Gjermanisë që të lejojë hyrjen e qytetarëve të Kosovës që u ka skaduar pasaporta.

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme26 Shtator 2023
    Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç e ka cilësuar vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, nga...
    Lajme26 Shtator 2023
    Ambasadori britanik, Nikolas Abott ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Republikës, Albin Kurti. Ky takim mësohet se kishte të bëjë kryekëput...
    Lajme26 Shtator 2023
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, Georg Schbetzer, Konjufca...
    Të tjera
    Lajme26 Shtator 2023
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, pas takimit që mbajti sot me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë, është deklaruar para gazetarëve për ngjarjet e...
    Lajme26 Shtator 2023
    Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit...
    Lajme26 Shtator 2023
    Ambasadori amerikan deklaroi se sapo doli nga takimi me Presidenten Vjosa Osmani, ku diskutuan për ngjarjet e fundit në Kosovë. Ende po...
    Sport26 Shtator 2023
    Menaxheri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar Arda Guler është rikthyer nga lëndimi dhe mund të luajë në ndeshjen e ardhshme,...
    Lajme26 Shtator 2023
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy sulmuesve të grupit kriminal serb...
    Bota/Rajoni26 Shtator 2023
    Konfliktet e fundit me Ukrainën lënë pak zgjidhje, por konflikt të drejtpërdrejtë me NATO-n, tha zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.