Sot me mëngjes presidenti Hashim Thaçi promovoi thesarin e Kosovës, Trepçën, duke lavdëruar edhe punën e rëndë të minatorëve kosovarë.
Ky postim nuk kaloi pa i rënë në sy zyrtarëve serbë që i dolën në mbrojtje Trepçës.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, që tha se Trepça është thesari i Serbisë, jo i Kosovës.
“”Trepça” është një thesar i Serbisë. Serbia ka prova materiale për çdo dinar të investuar në “Trepça”. “Trepça” është fryt i gjithë qytetarët të Serbisë, punës së palodhur dhe djersës së minatorëve. Ata që e kanë adoptar sot e kanë shkatërruar aq shumë sa që kanë mbetur vetëm gjurmët e madhështisë së dikurshme. Serbia do të dijë ta rikthejë famën e “Trepçës””, shkroi Gjuriq në Facebook.