×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjuriq: Në Bruksel nuk do të flasim për njohje, por për bashkëpunim ekonomik

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Delegacioni serb do të udhëtojë sot në Bruksel, ku do të zhvillojnë bisedime me përfaqësuesit e BE-së dhe institucioneve të Kosovës, në dy ditët e ardhshme.

    Kështu tha drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

    Ai tha se çështja e njohjes së ndërsjellë nuk do të jetë në rendin e ditës, por do të jenë bashkëpunimi ekonomik, çështja e të zhdukurve dhe të zhvendosurve dhe angazhimet e bëra nga pala e Prishtinës në Marrëveshjen e Brukselit.

    “Ne do të flasim kryesisht për bashkëpunimin ekonomik, si të kthehemi në tregun tonë në Kosovë, ku mallrat serbe janë dëbuar për më shumë se 20 muaj”, tha Gjuriq për Tv Pink, transmeton Klan Kosova.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj bashkë me kryesuesin e delegacionit kosovar në grupin punues për çështjen e zhdukurve Ibrahim Makolli do të jenë përfaqësuesit e Kosovës në takimin e radhës të dialogut me Serbinë në Bruksel.

    Klan Kosova mëson se ata do të nisen sot për Bruksel derisa takimi do të mbahet nesër që temë diskutimi ka bisedimet për personat e zhdukur dhe të zhvendosur në nivelin teknik. Po ashtu, ata do të diskutojnë edhe për çështjet e tjera që u folën nga kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq.

    Nuk përjashtohet mundësia që pjesë e këtij takimi të jetë edhe Skender Hyseni që u emërua koordinator shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi.

    Të pagjeturit: Kosova përfaqësohet nga Driton Selmanaj dhe Ibrahim Makolli në Bruksel

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Prilli në Kosovë fillon i ftohtë, me vranësira e reshje lokale shiu. Do të fryjnë erëra të ftohta nga veriu dhe verilindja,...
    Lajme31 Mars 2025
    Ka ardhur reagimi i parë nga kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës pas publikimit të bisedave të Kryesisë në një grup në...
    Lajme31 Mars 2025
    Zv.Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, është takuar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, nga ku tha...
    Të tjera
    Vip31 Mars 2025
    Pritja mbaroi, tani të gjithë sytë në ekranin e Televizionit Kombëtar Vizion Plus. Nisi Ferma Vip 2, spektakli juaj, aty ku çdo...
    Lifestyle31 Mars 2025
    Pranvera sjell një bollëk ushqimesh të freskëta dhe të shëndetshme që përveçse freskojnë menunë, janë edhe burim i shumë lëndëve ushqyese të...
    Lajme31 Mars 2025
    Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në konsultat për themelimin...
    Opinione31 Mars 2025
    Shkruan Piro Ahmetaj: Sigurisht e kam ndjekur me përgjegjësi të shtuar, dalldisjen e radhës së Presidentit Vuçiç, mbas nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake...
    Lajme31 Mars 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të bisedave të grupit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në “Viber”....
    Vip31 Mars 2025
    Kur ndajnë edhe më pak se 2 orë nga nisja e spektaklit Ferma Vip 2, janë zbuluar disa sekrete të vogla se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.