Në kohën kur ekonomia e pjesës tjetër të botës mori një goditje të fortë nga koronavirusi i nisur prej saj, Kina vetë ka shënuar 3,2% rritje ekonomike gjatë tremujorit të dytë.
Tre muajt e parë të vitit, edhe ekonomia e dytë më e madhe e globit pati rënie prej pandemisë dhe masave izoluese të marra në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes.
Por të dhënat e publikuara së fundi tregojnë se PBB-ja e Kinës i është kthyer rritjes në periudhën prill-qershor. Kjo shifër është më e lartë nga sa parashikonin ekspertët dhe dëshmon qartë se vendi po i drejtohet një rimëkëmbjeje të shpejtë.
Nga ana tjetër, ajo do të thotë se Kina e shmangu hyrjen ne recesion teknik, që ndodh kur ka dy periudha të njëpasnjëshme rritjeje ekonomike negative.