×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuha shqipe bëhet lëndë zgjedhore në Universitetin e Harvardit

    FrontOnline
    10 Maj 2022

    Studentët e Universitetit të Harvardit do të kenë mundësinë të zgjedhin të studiojnë edhe gjuhën shqipe. Lajmin e ka bërë të ditur Faton Limani, administrator në Departamentin e Letërsisë Krahasuese në këtë universitet prestigjioz amerikan.

    Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se kursi i gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë gjithë vitit në tre nivele – njohuri elementare, njohuri ndërmjetëse dhe nivel i avancuar në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.

    “Kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm në lidhje me gjuhën tonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkatdhetaren dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur të prezantojmë lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit. për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Kursi i gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë gjithë vitit në tre nivele – njohuri elementare, njohuri ndërmjetëse dhe nivel i avancuar në Departamentin e Letërsisë Krahasuese”, ka shkruar ai .

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres sot në takim nënsekretaren e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, duke...
    Lajme19 Maj 2024
    Për të dielën parashikohet fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh,...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Rruga Klinë-Gjakovë është hapur për qarkullim të automjeteve. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rruga...
    Lajme18 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët amerikanë. Ajo ka publikuar një video nga helikopteri I KFOR-it duke vëzhguar...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit, bëri të...
    Sport18 Maj 2024
    Me 12 duele interesante është mbyllur dita e parë e garave në turneun dyditor “Lah Nimani”. Në Pallatin e Rinisë dhe të...
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.