Prishtina vazhdon të përballet me probleme të shumta, me theks të veçantë me trafik e parkingje.
Drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri përmes një postimi të bërë në Facebook, ka treguar se sot ka pasur gjoba për pronarët e parkingjeve pa leje.
Ky është postimi i tij:
Parking pa leje
Do të vazhdojmë me gjoba të përditshme, kallëzime penale dhe procedura të tjera, e nuk do të lejojmë operimin e parkingjeve pa leje.